Shkolla fillore “Nazmi Hoxha” shënon përvjetorin e themelimit
Gjilan – Fehredin Rexhepi drejtor i shkollës ka thënë se “Nazmi Hoxha” e nisi punën në vitin 2010/2011. Shkolla ka shënuar rezultate inkurajuese duke u bazuar në infrastrukturën moderne që ka dhe falë disiplinës së treguar nga mësuesit e kësaj shkolle.
Nxënës, prindër e mësimdhënës të shumë të premtën solemnisht e kanë shënuar themelimin e Shkollës së Mesme të Ulët “Nazmi Hoxha”.
Për nder të përvjetorit nxënësit dhe personeli kishin përgatitur një program të pasur kulturoro – artistik derisa drejtori i shkollës Fahredin Rexhepi me mburrje ka folur për të arriturat e shkollës si në avancimin e dijes ashtu edhe rezultatet e shënuara në sferat e tjera duke përfshirë kuize të shumta, pjesëmarrja e shkollës në evenimente të rëndësishme arsimore e shkencore.
Rexhepi ka thënë se SHFMU “Nazmi Hoxha” punën edukativo arsimore e ka nisur në vitin shkollor 2010/2011 si një shkollë moderne me hapësirë të mjaftueshme me afro 500 nxënës dhe me një kuadër të kualifikuar arsimor prej 28 arsimtarëve të përcjellur me staf teknik.
Rexhepi ka thënë se SHFMU “Nazmi Hoxha” është emëruar me vendim të MASHT më 15 qershor 2015, me emrin e veprimtarit Nazmi Hoxha.
Rexhepi duke folur për biografinë e Nazmi Hoxhës ka thënë se ai i takon veprimtarëve të Lëvizjes sonë për liri e pavarësi./rajonipress/


