Asfaltohen rrugët në fshatin Goshicë
Viti – Po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Goshicë, ndërkohë që dy ditë më parë janë asfaltuar edhe rrugët në Sadovinë të Jerlive.
Realizimi i këtyre projekteve që janë investim kryesisht nga Buxheti komunal i Vitisë, janë në fazën përfundimtare. Punimet në asfaltimin e rrugëve në Goshicë, sot i kanë inspektuar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira me bashkëpunëtorë./rajonipress/


