“Rruga e Kumanovës” bëhet me trafo të re dhe shtylla të reja nga betoni
Gjilan – KEDS-i në kuadër të investimeve nëpër lagjet e mëdha të qytetit në Gjilan, së fundit ka realizuar një projekt dobiprurës për 100 konsumator duke vendosur trafoblindën e re, 89 shtylla të reja nga betoni dhe komplet kabllot e tensionit të mesëm dhe të ulët. Besnik Ferati projekt menaxher në KEDS thotë se këto investime e kanë përmirësuar dukshëm nivelin e tensionit sipas standardeve të parapara me rregulloret në fuqi si dhe evitimin e rreziqeve permanente për banorët e atyre lagjeve.
E njohur si”Rruga e Kumanovës” një lagje krejtësisht me banor të rinj dhe shtëpi të ndërtuara pas luftës, së fundit një investim serioz i KEDS-it e ka ndryshuar pamjen e kësaj lagjeje.
Edhe KEDS-i edhe banorët janë të kënaqur me realizimin e projektit i cili ka rezultuar me një trafoblindë te re, komplet shtyllat e reja të betonit dhe shtrirja e kabllove për tensionin e mesëm dhe të ulët.
Masar Morina banor në këtë lagje thotë për rajonipress se trafoja e re dhe shtyllat e reja kanë ndikuar pozitivisht, pasiqë lagjja ka marrë një pamje krejt tjetër. “Me këtë investim është zvogëluar në minimum rreziku nga shtyllat e vjetra dhe telat e zhveshur, gjë që ka paraqitur rrezik të përhershëm për banorët” tha Morina.
Kurse Besnik Ferati projekt menaxher në KEDS i ngarkuar për realizimin e këtyre projekteve tha se në lagjen “Rruga e Kumanovës” në Gjilan janë vendos një Trafoblind e re 630kVA, derisa kanë përfituar rreth 100 konsumatorë si dhe komplet konsumatorët e TS-it ekzistues pas shkarkimit me ndarjen e konsumatorëve, janë implementuar 89 shtylla betoni si dhe kemi investuar kabllo të tensionit të mesëm 10kV dhe tensionit të ulët 0.4kV rreth 11300m (11mij e 300 metra), kanal kabllovik mbi 160m.
Ferati tha se në të gjitha projektet prioritet ka qenë rikonstruimi i rrjetit të vjetruar (ndarja e ngarkesave përmes implementimit të TS-ave të ri, largimin e shtyllave të drurit dhe zëvendësimin e tyre me shtylla betoni si dhe ndërrimin e përçuesit ajror me atë kabllor) duke përmirësuar me këtë rast nivelin e tensionit sipas standardeve të parapara me rregulloret në fuqi si dhe evitimi i rreziqeve permanente për banorët e atyre lagjeve. Këtu vlen të përmendet edhe largimi i rrjetit nga oborret e shtëpive dhe zhvendosja e tyre nëpër rrugicat e lagjeve duke ua liruar me këtë rast edhe hapësirat e brendshme konsumatorëve si dhe duke ofruar mundësi më të lehtë për ekipet e mirëmbajtjes në rast të ndonjë intervenimi emergjent” ka shtuar Ferati./rajonipress/


