Fundamenti

Universiteti i Prishtinës, të përgatitet për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” obligohet nga Qeveria e Kosovës që të hartojë rregulloren për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në këtë Universitet. Ky vendim është marrë të enjten në mbledhjen e Qeverisë. Qeveria ka kërkuar që të zgjidhet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të ketë në përbërje katër anëtarë, prej tyre dy profesorë të rregullt.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se vendimi i Qeverisë, i datës 24 tetor 2015, e obligonte Ministrinë e Arsimit për përgatitjen e udhëzimit administrativ për të përcaktuar modalitetet e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme të Universitetit, në harmoni me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës.

ARKATANA

“Pas aprovimit të këtij udhëzimi administrativ, obligohet Këshilli Drejtues si organ kryesor qeverisës i Universitetit që në afat prej 15 ditësh që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, të hartojë Rregulloren për Zgjedhje, të përgatisë planin dinamik, kalendarin e zgjedhjeve dhe të zgjedhë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të përbërë nga dy profesorë të rregullt, sekretari i Universitetit dhe një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit”, ka thënë ministri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas ministrit do të marrë të gjitha kompetencat me organizimin e proceseve zgjedhore. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.