Për sportin e Gjilanit hapen shtigjet e suksesit
Gjilan – Ditë më parë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka emëruar Task Forcën në Komunën e Gjilanit njëri ndër të emëruarit është në Sektorin e Sportit Malazog Hoxha i cili do të udhëheqë si Koordinator i Aktiviteteve Sportive në Komunën e Gjilanit.Më në fund për herë të parë në Sektorin e Sportit emërohet një zyrtar i sportit i cili gjatë karrierës së tij ka pasur një karrierë të ndritshme në sport.
Malazog Hoxha padyshim është një figure sportive i cili tani e 20 vite asnjëherë nuk ju nda sportit, ai gjatë karrierës së tij, për 12 vite Hoxha me shumë sukses ka ndarë drejtësinë në fushat e futbollit 7 vite në Superligën e Kosovës në futbollë.
Hoxha është gjyqtari i parë në Kosovë i cili pasë luftës ka drejtuar ndeshjet miqësore në mes Besianës – Gençlerbirliği, Prishtina – Velezh dhe ballafaqimin e parë të përfaqësueses së Kosovës me Shqipërinë.
Një sukses të madh Hoxha ka arritur si kryetar i Shoqatës së Gjyqtareve të Gjilanit, Hoxha kur kishte pranuar këtë postë kjo shoqatë numëronte gjithsejtë vetëm 4 gjyqtarë, ndërsa puna e pa lodhur e Hoxhës arrinë që në këtë shoqatë ti aftësojë 40 gjyqtarë të futbollit.
Puna e pa lodhur e Hoxhës nuk mbetet pa u vërejtur edhe FFK duke e emëruar Kryetar i Komisionit të Delegimit të gjyqtareve në Ligën e Dytë të Juniorëve të Superligës dhe Ligës së Parë.
Hoxha i cili është njohës i mirë i futbollit për një kohë të gjatë ishte edhe analistë në RTV21.
Malazog Hoxha tani e dy vite me mjaftë sukses po drejton Lidhjen Rajonale të futbollit të Gjilanit si kryetar i sajë.
Malazog Hoxha menjëherë ju ka përveshur punës për të mirën e sportit në komunën e Gjilanit i cili shpreson se do të japin fryte të suksesit,” Do të kërkojë menjëherë nga çdo klub i Komunës sonë të dihet statuti i tyre dhe organizimin e brendshëm të tyre kjo do të jetë e domosdoshme do të kërkojmë të gjitha dokumentacionet e çdo klubi për tu njohur nga afër me punën e tyre dhe qëllimin e çdo klubi në komunë”.
Hoxha ju bënë me dije të gjitha klubeve të Gjilanit se do të ndihmohen me aq buxhet të cilin e ka Komuna e Gjilanit,” Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që klubeve tju ofrojmë kushte sa më të mira, por do të kërkojmë përgjegjësi të pa kontestueshme që çdo ndihmë që do t`ju jepen klubeve t`i arsyetojnë në mënyrë profesionale çdo klub që mundohet të merr të holla nga komuna dhe të mos jap llogari ai klub do të shuhet automatikisht dhe do të përgjigjet në mënyrë ligjore”, shprehet Hoxha për ‘rajoninpress.
Koordinatori i Sportit në Komunën e Gjilanit Malazog Hoxha jep shpresë se tani e tutje klubet nuk do të jenë të vetmuara por ka një porosi të veçantë për të gjitha klubet.”Po hapet një mundësi e mirë për sportin e Gjilanit klubet duhet të punojnë në mënyrë profesionale shkollat e sportit të cilat po gravitojnë në emër të klubeve dhe nuk e derdhin asnjë cent në klubet e tyre kjo dukuri nuk do të vazhdon më dhe ato klube do të marrin përgjegjësi ndaj shkollave të tyre se ku derdhen ato mjete të gjitha këto do të vërtetohen me dokumentacione”.
Malazog Hoxha nuk e lëshon rastin pa e përmendur stadiumin e qytetit në Gjilan e cila është pronë Publike e Komunës,” Do të bëhen disa kritere në stadium do të shikohet me klubet e Gjilanit e Dritës se si do të paguhen disa punëtor në këto klube kjo duhet të qartësohet menjëherë, shumë shpejt do ta përgatisim edhe projektin për Stadiumin e Qytetit në Gjilan për kushte sa më të mira”.
Koordinatori Hoxha nuk ka munguar të shprehet edhe për Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’.”Në këtë objekt sportive do të vendoset një rregull për çdo klub dhe ata të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre rekreativë, nuk mund të luajnë në Palestër e mos të paguajnë, ne do të bëjmë përpjekje maksimale që Palestra të merr një rregull dhe pamje ashtu siç e meritojnë sportistët”.
Pa projekte afatgjatë nuk mund të ketë sukses Hoxha ju bënë me dije të gjitha klubeve se shumë shpejt do të jetë Planprogrami për vitin 2016,” Në mënyrë profesionale do ta kryejmë planprogramin për vitin 2016 por edhe të hollat të cilat do tju ndajmë klubeve të Gjilanit do të jenë shumë të kontrolluara dhe do të ketë përgjegjësi të madhe për çdo cent të harxhuar”, thotë Hoxha.
Për të gjitha këto punë që do ta presin Malazog Hoxhën në të ardhmen Hoxha porosit të gjitha klubet,” Është fatë i madhë që për të gjitha këto punë të cilat do të na presin e kemi përkrahjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili në çdo moment do të jetë dora e jonë e djathtë për çdo aktivitet por po përsërisë gjithçka do të verifikohet se ku po derdhen mjetet tona financiare dhe këtu do të jemi shumë rigorozë pa marrë parasysh se cili klub është”.
Hoxha ka një porosi të veçantë për klubet e Gjilanit,” Shpresoj se të gjithë së bashku viti 2016 do të jetë një vit i suksesit të sportit të Gjilanit juve ju mbetet të punoni ndërsa ne do t`ju mbështesim pa rezervë në çdo aktivitet të cilin do ta zhvilloni”, përfundon Malazog Hoxha./rajonipress/


