Fundamenti

Kadriu: Mbështetja e Komunës për personat me nevoja të veçanta do të jetë e vazhdueshme

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu dhe drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku, kanë vizituar shoqatën “Handikos”, Shoqatën e të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, të cilëve u kanë uruar 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, duke u garantuar mbështetje të vazhdueshme në funksion të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë personat e kësaj kategorie.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka thënë se Komuna e Gjilani në bazë të marrëveshjes që ka me Shoqatat për Personat me Aftesi të Kufizuara, do të jetë mbështetëse e fuqishme në krijim të kushteve më të mira dhe funksionim të pandërprerë në aktivitete të ndryshme për të gjithë qytetarët të cilët janë në këtë kategori.

“Komuna e Gjilanit, në bazë të marrëveshjes që ka të nënshkruar me Handikos dhe me shoqatat tjera të personave me nevoja të veçanta, do të jetë mbështetëse e fuqishme dhe e vazhdueshme në krijim të kushteve më të mira. Kryetari Haziri dhe qeverisja komunale është e përkushtuar që të jetë përkrah jush gjatë gjithë kohës. Në asnjë moment nuk do të lejojmë që të vërehet një zbehje e mbështetjes në këtë drejtim ndaj kategorisë së shoqërisë që është me aftësi të kufizuara”, ka thënë nënkryetari, Kadriu.

“Ndryshimet janë projeksion i qeverisjes sonë, sepse jemi të përkushtuar që ato të jenë në funksion të shërbimit tuaj. Kemi nisur me intervenim në infrastrukturën publike, duke krijuar qasje në rrugë, trotuare dhe do të vazhdojmë edhe në fusha të tjera, si në sinjalistikë, rezervim decidiv për pargingje, por edhe krijim të kushteve të tjera dhe mbështetje në të gjitha aktivitetet që keni, qoftë në edukim, kulturë, sport apo edhe aktivitete të tjera që organizohen pikërisht për këtë kategori të qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjerash Kadriu.

Eco Higjiena

Poashtu, nënkryetari Kadriu, ka pritur edhe fëmijët nga qendra e kujdesit ditor “Pema”, të cilët kanë vizituar institucionin e kryetarit të Komunës si shenjë falënderimi për mbështetjen e ofruar në vazhdimësi.

Ndërsa drejtori Hajrullahu dhe Kqiku, në fjalën e tyre kanë informuar për angazhimet konkrete që janë duke u bërë nëpër këto dikastere e me theks të veçantë aktiviteteve pikërisht për këtë kategori, duke potencuar se të gjitha projektet në infrastrukturën publike, kanë edhe kriterin e përmbushjes së nevojave për personat me aftësi të kufizuara, sikur që edhe angazhimin konkret në ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe kontrolleve të vazhdueshme nga mjekët që do të ofrohet në shtëpi të këtyre personave me nevoja të veçanta.

Kurse Fatmir Shurdhani ka dhënë një informacion të përgjithshëm rreth funksionimit të Handikosit, por edhe nevojave dhe sfidat që kanë gjatë punës dhe angazhimit në aktivitete të ndryshme të punës së tyre.

Kurse Festa Demiri, nga qendra “Pema”, ka falënderuar nënkryetarin për angazhimin që ka treguar Komuna e Gjilanit në aktivitete të ndryshme në mbështetjen e aktiviteteve që kishte qendra gjatë këtij viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.