ARKATANA

Azemi: Shqetësim për policinë mbesin vjedhjet e rënda

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, majori Remzi Azemi, ka thënë se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë dhe nuk ka ndonjë tendencë për rritje të kriminalitetit. Shqetësim, sipas tij, mbeten vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, ku për fat të keq janë të përfshirë edhe persona nën moshën 14-vjeçare.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në Gjilan, por duke i marrë parasysh kërcënimet nga ekstremizmi dhe tubimet protestuese, të paralajmëruara edhe nëpër komuna, ka bërë thirrje për rritjen e disiplinës dhe mbikëqyrjes nëpër shkolla, në mënyrë që të parandalohet mundësia e manipulimit me fëmijët.

Halit Rexhepi, kryesues i KKSB, ka thënë se në Gjilan, nuk ka pasur deri tani veprime që rrezikojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve, por ka shfaqur brengën për mundësinë e përfshirjes së fëmijëve në tubimet e paralajmëruara nga opozita, duke kërkuar që politika të rri larg prej shkollave.

Përndryshe, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, majori Remzi Azemi, ka thënë se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë dhe nuk ka ndonjë tendencë për rritje të kriminalitetit.

Mobi Casa

Shqetësim, sipas tij, mbeten vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, ku për fat të keq janë të përfshirë edhe persona nën moshën 14-vjeçare.

Efikasiteti i zbulimit të veprave penale në këta 11 muaj të vitit, përfshirë edhe vjedhjet, është rritur për 8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka thënë Azemi.

Azemi është shprehur i kënaqur edhe me bashkëpunimin e qytetarëve me policinë.
Përndryshe, Halit Rexhepi ka prezantuar edhe një informatë për aktivitetet e KKSB, gjatë kësaj periudhe, duke thënë se ka qenë një vit intensiv i punës në funksion të sigurisë së përgjithshme, tolerancës ndëretnike e ndërfetare si dhe në trajtimin e problemeve tjera të ndryshme, siç ka qenë migrimi ilegal dhe të tjera.

Duke qenë se jemi në prag të festave të vitit të ri, KKSB ka kërkuar zbatimin e afateve për shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve si dhe gjetjen e një zgjidhje për largimin e qenve endacakë nga rruga./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.