Fitoret e shkollës “Nazim Hikmet” nga Mireshi nuk kanë të ndalur
Gjilan – Pas rezultateve të shkëlqyera të garave në lëndën e kimisë, në shkollën tonë sërish nxënësit dhe mësimdhënësit sjellin fitore të reja.
Në konkursin “Kosovision Contest VIII”, për vitin shkollor 2015/2016, në të cilin morën pjesë rreth 280 shkolla, që organizohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, nxënësit e klasës së V/1, së bashku me mësuesen e tyre Teuta Selishta, të mbështetur nga drejtori i shkollës i cili po u krijon të gjitha kushtet e mundshme mësimdhënësve të shkollës, z. Fadil Shabani, kanë arritur që të paraqesin vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës me anë të një punimi të mrekullueshëm artistik, punim ky, i cili u radhit në mesin e 40 punimeve më të mira në nivel të Republikës së Kosovës.
Puna, angazhimi dhe vullneti i stafit dhe i nxënësve të shkollës “Nazim Hikmet” në Miresh dhe rezultatet që po arrihen në vazhdimësi na bëjnë të mburremi çdo ditë e më tepër ka thënë Rexhep Arifi mësimdhënës në këtë shkollë./rajonipress/


