United Hospital

Limaj: Pasiguria juridike të marrë fund në të gjitha rastet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Fatmir Limaj po shpreson se Gjykata e Apelit do t`i japë fund “mjegullës” e pasigurisë juridike, të cilën ka thënë se është duke e kaluar për më shumë se një vit, si i akuzuar për krime lufte në rastin “Kleçka”.

Dy ditë radhazi ai bashkë me nëntë të akuzuar të tjerë janë paraqitur në gjykatë, ku janë shqyrtuar ankesat e tyre ndaj kërkesës së Prokurorisë për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, si dhe për ta kthyer rastin në rigjykim, shkruan sot Koha Ditore.

Ata po përballen me akuza për krime lufte ndaj civilëve, por edhe për krime lufte kundër robërve të luftës. Limaj, në mes tjerash, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.

Uji Dea

Rasti “Kleçka” po shqyrtohet në Apel me ankesën e Prokurorisë, megjithëqë për të dytën herë shkalla e parë i ka shpallur të pafajshëm Limajn, Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn

http://koha.net/?id=27&l=87125

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.