Asambleistët e Gjilanit në mbrojtje të vijës kufitare
Gjilan – Sipas fotos asambleistët gjilanas duken mjaft të vendosur në mbrojtje të trojeve shqiptare. Fotoja ka bërë xhiron edhe pse ata kanë bërë pak humor gjithnjë në saje të vëzhgimit dinjitoz që kanë treguar ata për vijën kufitare.
Pas konstatimit në vendin e ngjarjes dhe bashkëbisedimin me disa banorë të kësaj zone të brezit kufitar me Malin e zi, PDK-LDK-NISMA, KDTP dhe Këshilltari i pavarur komunal, e vlerësojnë të dëmshme humbjen e territorit me marrëveshjen e demerkacionit.
Përfaqësuesit politik në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Riad Rashiti (PDK), Isa Agushi (LDK), Bajram Hasani (NISMA), Renan Imami (KDTP) dhe Sadullah Kadriu i pavarur, kërkojnë ri-shqyrtimin e marrëveshjes për demarkacionin. Të paktën kështu ka shkruar në fb Riad Rashiti derisa trajnimin në Bogë e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë pak relaks për të studiuar kontestin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Sipas fotos asambleistët gjilanas duken mjaft të vendosur në mbrojtje të trojeve shqiptare. Fotoja ka bërë xhiron edhe pse ata kanë bërë pak humor gjithnjë në saje të vëzhgimit dinjitoz që kanë treguar ata për vijën kufitare./rajonipress/


