UBT

GIZ-i me projekt për forcimin e aftësisë konkurruese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Përfaqësues të Organizatës GIZ, kanë zhvilluar një takim me udhëheqjen dhe zyrtarët komunal të Vitisë, ku kanë prezantuar projektin që synon të rrisë zhvillimin ekonomik në zonat rurale.

Veronika Hofinger dhe Mrika Maliqi përfaqësuese nga GIZ, duke njoftuar për projektin kanë thënë se projekti “Konkurrentshmëria e Sektorit Privat në zonat rurale në Kosovë (COSiRA)”, synon forcimin e aftësisë konkurruese në rajonet e përzgjedhura rurale dhe sektorët e bizneseve. “Me anë të një marketing rajonal dhe brendingut,synohet ngritja e kapaciteteve të institucioneve publike dhe private në proceset e planifikimit dhe zbatimit të iniciativave rajonale. Veçanërisht ajo do të promovojë konkurrueshmërinë e zonave rurale të përzgjedhura përmes bashkëpunimit rajonal dhe ndër-rajonal në mes komunave, sektorit privat dhe hisedarëve të ndryshëm për përparësitë apo nevojat e identifikuara në rajon”, ka theksuar Maliqi.

Ajo po ashtu ka njoftuar për trajnimin që do të mbahet gjatë këtij muaji me përfaqësues të rajonit të Gjilanit dhe rajonit të Drinit.

FIDANISHTJA

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it për punën dhe përkushtimin për komunën e Vitisë, ka thënë se institucionet komunale mbështesin nismat e tilla dhe se edhe Vitia do të jetë pjesë përbërëse e këtij projekti. Projektet e tilla siç është ky trajnim i paraparë, kanë për qëllim rritjen dhe efikasitetin e punës, e kjo luan rol shumë të madh dhe pozitiv në zhvillimin e ekonomik, zbutjen e papunësisë dhe shumë përparësive të tjera”, ka thënë Aliu.

Projekti i GIZ-it do të fokusohet në tri pilot rajone siç janë: rajoni i Sharrit, Anamoravës dhe rajonin e Drinit, që janë të njohura për bujqësi dhe zona etnikisht të përziera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.