Jakupi: Përplasja Sinani – Matoshi, artificiale
Kamenicë – Krerët e Kamenicës po kërkojnë që artificialisht të krijojnë konflikte të panevojshme, për t’iu ikur përgjegjësive për një mal problemesh me të cilat përballet Komuna ka thënë për rajonipress Amir Jakupi.
Përplasja publike mes kryetarit dhe nënkryetarit të Komunës në gjysmën e mandatit qeverisës, ka për qëllim ta zhvendos vëmendjen e publikut për qindra premtime të pambajtura elektorale.
Show-ut të mëngjesit me fotografi të Begzad Sinanit, iu përgjigj me tekst në mbrëmje Fatmir Matoshi, por facebook-u nuk i zgjidh dot problemet.
Begzad Sinani ka treguar që është kryetar i dobët, ndërsa qytetarëve të Kamenicës u janë dashur pak muaj të kuptojnë se udhëheqësit aktual nuk dallojnë nga paraardhësit tha Amir Jakupi./rajonipress/


