Mobi Casa

Thaçi e Mustafa mund të burgosen

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kërkohet hetimi i marrëveshjeve të dëmshme të 25 gushtit. Partnerët qeveritarë mbajnë përgjegjësi për nënshkrimet që po i mbrojnë

Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm

Po bëhen rreth gjashtë muaj, kur Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike, për shkak të kontestimit të marrëveshjeve me Serbinë, për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Eco Higjiena

Gjatë kësaj kohe, ekspertë të ndryshëm nga opozita, shoqëria civile po jo vetëm kanë argumentuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve në fjalë nga kryeministri Isa Mustafa, por edhe partneri i tij, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe për më tepër është cenuar sovraniteti dhe hapësira territoriale e Kosovës.

Kjo situatë ka shkaktuar trazira, dhunë dhe arrestime, mirëpo organet e drejtësisë kanë zgjedhur të merren vetëm me ata që kontestojnë marrëveshjet dhe jo me nënshkruesit e tyre.

Sipas njohësit të çështjeve të drejtësisë, profesor Muhamet Kelmendit, Prokuroria Speciale do të duhej tashmë të kishte nisur hetimet për marrëveshjet mbi Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. “Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku janë përcaktuar përgjegjësitë e autoritetit shtetëror dhe natyrisht në Kodin Penal të Kosovës, i cili e ka thelluar më tej këtë çështje duhej të nisnin hetimet. Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës është përcaktuar kjo çështje taksativisht. Aty thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm. Duke u nisur nga kjo bazë ligjore duhej që Prokuroria Speciale, pavarësisht të gjitha rrethanave të tjera, të niste hetimet për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Marrëveshjen për Asociacionin. Pasi këta dy persona ( Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi) , i pari në cilësinë e kryetarit të Qeverisë dhe i dyti në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme kanë shkelur Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, e konkretisht Nenin 123. Kur është përcaktuar kjo anë juridike është pasur parasysh fakti se nënshkrimin e marrëveshjeve nuk mund të bëjë një qytetar i thjeshtë, por organet e shtetit”, ka sqaruar profesor Muhamet Kelmendi/kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.