Luta kujton dy vjetorin e fitores plebishitare
Gjilan – Gjatë kësaj periudhe, kemi qeverisë me duar të pastra e dyer të hapura e të pastra për qytetarët, duke vendosur disiplinë të ashpër buxhetore dhe dietë të ashpër në shpenzime ka shkruar Lutfi Haziri.
Ndërtuam qindra kilometra rrugë me asfalt e rrugë të rendit të tretë, sikur edhe qindra kilometra kanalizim e rrjet të ujësjellësit.
Bujqit përfituan miliona euro subvencione. Kemi pasur rezultate fantastike në arsim, shëndetësi etj. E kemi zbukuruar Gjilanin, jo veç me drita, por edhe me punë të hajrit. Ju faleminderit edhe njëherë për besimin. Kam me qenë gjithmonë Luta i Juaj ka shkruar Haziri në fb./rajonipress/


