ARKATANA

Reagon Matoshi: Nuk jam ofiqar e as bankier, por udhëheqës politikë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Nuk matet efikasiteti i punës së udhëheqësve politikë me orë qëndrimi në zyre, por me angazhim dhe ide e projekte për zgjidhjen e problemeve të qytetarit. Nënkryetari i komunës nuk është ofiqar apo bankier ku i pret palët për shërbime nga ora 8 në 16 ka shkruar Matoshi si përgjigje ndaj postimit të Begzad Sinanit se nuk i ka gjetur në zyre zyrtarët kryesor komunal.

Prandaj ekziston ndarja mes shërbyesve civil dhe atyre politikë. Udhëheqësit bëjnë politika, gjejnë burime për projekte, ndërsa shërbyesit civil i zbatojnë ato në shërbim të qytetarëve nga ora 8 në 16. “Unë them që koha për të bërë bilance për punën dhe mos punën e secilit fillon që nga momenti i marrjes së përgjegjësive dhe në këtë drejtim besoj që jam angazhuar maksimalisht për t`i ofruar qytetarit të Kamenicës zgjidhje për problemet e shumta ditore. Kam kaluar shumë kohë në Prishtinë, nëpër zyret e qeverisë për të gjetur fonde zhvillimore sepse buxheti i vogël i Kamenicës na pamundëson investime në projekte kapitale” ka shkruar Matoshi.

ARKATANA

Matoshi ka thënë se besoj që kemi arritur pak sukses në këtë drejtim, sukses i cili nuk do arrihej duke e respektuar orarin e punës, duke qëndruar në zyre kot. “Unë i di përgjegjësitë e mia, e di dhe e mendoj secilën ditë pse jam në komunë, dhe përfundimisht jam krenar me angazhimin dhe punën e pastër që kam bërë dhe bëj këtu, duke e ditur se asnjëherë nuk është mjaft ajo që bëjmë, për ata që ju shërbejmë, e që janë qytetarët. Në këtë drejtim, unë kërkoj edhe nga kryetari i Komunës angazhim më të madh, presion të vazhdueshëm në qeverinë qendrore sepse qytetarët na kanë votuar për ta zhvilluar Komunën dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Dhe përgjegjësinë e dështimit secili e merr aq sa i takon. Janë qytetarët ata që e vlerësojnë punën e të zgjedhurve të tyre dhe kjo do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme” ka shkruar Matoshi si përgjigje ndaj postimit të Begzad Sinanit se nuk i ka gjetur në zyre zyrtarët kryesor komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.