UBT

Zef Mulaj boton në italisht romanin Policesk

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Murat Gecaj – Në veprën e re të Zef Mulajt, emigrant tash sa vjet në shtetin tonë fqinj, është ndërtuar një situatë ngjarjesh dramatike, të cilat kanë si protagonist një djalë me origjinë shqiptare, detektivin Gjorgjio, me detyrën e agjentit të antikrimit dhe plot entuziazëm, njerëzore e i gatshëm për sfida të reja në luftën kundër krimit. Tërë vepra jep mesazhin kryesor për luftën ideologjike ndaj çdo krimi dhe dënimin e korrupsionit, një nga plagët më të thella të shoqërisë së sotme.

1.
Kohët e fundit, dr.Zef Mulaj botoi librin e katër të tij në gjuhen italiane, me titullin “Sguadro oltre confini-“Le porte oscure del traffico umano”-

“Vështrim përtej kufijëve”(Porta të errta, me trafikime njerëzore). Këtë roman policesk e ka venë në qarkullim Shtëpia Botuese “Kimerik”-në Siena të Italisë. Tematika e librit është imigracioni i paligjshëm, ku gratë dhe fëmijët hyjnë në rrjetin e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në veprën e re të Zef Mulajt, emigrant tash sa vjet në shtetin tonë fqinj, është ndërtuar një situatë ngjarjesh dramatike, të cilat kanë si protagonist një djalë me origjinë shqiptare, detektivin Gjorgjio, me detyrën e agjentit të antikrimit dhe plot entuziazëm, njerëzore e i gatshëm për sfida të reja në luftën kundër krimit. Tërë vepra jep mesazhin kryesor për luftën ideologjike ndaj çdo krimi dhe dënimin e korrupsionit, një nga plagët më të thella të shoqërisë së sotme.

UBT

Ai është një himn për bashkëkombësit e autorit, të bashkuar me të njëjtën dëshirë: Për ta
realizuar secili ëndrrën e tij. Gjithashtu, i jepet përgjigje pyetjes: Çfarë i shtynë ata që ta braktisin vendin e tyre? Në libër mesazhi i rikthimit të vlerave njerëzore, shumë të munguara në kohën e sotme, në mbare botën njerëzore.

Është individi, ai që ende beson në vlerat e caktuara njerëzore dhe që lufton me guxim për t’i ndihmuar të tjerët. Disa nga veçoritë e këtij romani janë: Dialogu i zhdërvjelltë, thjeshtësia e stilit, përdorimi i frazave të shkurtra, ngjarjet dramatike të ndërthurura njëra me tjetrën dhe përdorimi i shkathët i fjalës së drejtpërdrejtë. Konfliktet dhe ngjarjet rrjedhin nga vetë realiteti i sotëm në jetën e imigracionit, ku shprehet hapur konflikti dramatik i krimit të organizuar. Flitet për prostitucionin e droga dhe njeriun e zhvleftësuar, aq shumë i përhapur në boten e sotme.

Me sa dimë, në këtë roman është ndër rastet e rralla, në mos të vetme, që një personazh detektiv, me origjinë shqiptare, gjendet në skenën botërore, si misionar në luftën kundërkrimit ndërkombëtar.

2.
I.-Publikimet e autorit Zef Mulaj, në gjuhen shqipe janë:
1.“Emër që lind diellin”, poezi, SHB “Erik”, Tiranë, 2004.
2. “Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, SHB “Kristalina KH”-Tiranë,2006.
3. “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, SH B “Ëeso”, Tiranë, 2008.
4. “Imazh”, roman, SHB “Ëeso”, Tiranë, 2010.
5.“Memory-Jetë e thyer”, roman, SHB “Filara”, Tiranë, 2012.
6.“Lulet e shpirtit”, poezi në Haiku, SHB“Filara”, Tiranë, 2012.
7. “Hëna, nuse e poetit”, poezi, SHB “Edlora”, Tiranë, 2015.
II.-Publikimet në gjuhën italiane:
1. “Prendi per mano la mia ombra”, poesi, tradotto in italiano, albanese, tedesco e inglese, Simple, Macerata, 2011.
2. “Altri occhi all’orizzonte”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2012.
3. “Pieni di sogni i fi umi”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2014.
4. Sguardo oltre i confini /le porte oscure del traffico umano/nëndtor, 2015./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.