Eko Higjiena

Musliu takon ambasadorin e Kosovës Valdet Sadikun

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu, priti sot në takim ambasadorin e Kosovës të akredituarnë Beograd, z.Valdet Sadikun dhe zv.Amir Haziri.

Në këtë takim kryesisht u bisedua për mos lejimin e teksteve shkollore nga ana e Autoriteteve shtetërore, të dhuruara si donacion nga Republika e Kosovës. Gjithashtu tema të takimit ishin edhe aktivitetet e vazhdueshme të Këshilllit në kuadër të fushëveprimtarisë së tij.

Eco Higjiena

Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme qështeti i Kosovës të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.

Takimi kaloj në një atmosphere vëllazërore duke shkëmbyer edhe urimet për fundvit, njofton shërbimi për informim pranë KKSH-së./BujanociNet/