Uji Dea

Të gjithëve na kaploi turpi

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shaban Murati – Prioritet i shtetit duhet të jetë arsimi, dhe kjo të mos mbetet vetëm një llaf goje, apo shfrytëzim i një momenti, por duhet të jetë angazhim i sinqertë dhe i pa lodhur për ta realizuar këtë prioritet. Kriteri të jetë bazë e arsimit dhe institucioneve të saj. Ti krijoj mësuesit një të mirë materiale të mjaftueshme, që ai mos të preokupohet me gjëra tjera për mirëqenien e tij, por ta ketë vetëm dertin e shkollës dhe profesionit të tij. Të angazhojmë njerëz profesional për ti vizituar vendet të cilat janë vlerësuar me shkallë të lartë në fushën e arsimit, që të përfitojnë prej përvojave të tyre dhe ti evitojnë përvojat tona jo të mira.

Allahu i Madhëruar na ka bërë mëkëmbës në këtë tokë, që ne ta zhvillojmë dhe përparojmë atë. I vetmi njeriu prej të gjitha krijesave të Allahut është ai prej të cilit kërkohet përgjegjësi dhe llogaridhënie. Ai është përgjegjës për përmirësimin e kësaj bote, sikur që do jap llogari për shkatërrimin e saj. Allahu thotë në Kuran: “dhe mos bëni ngatërresa në tokë, pasi të jetë vënë rregulli në të ( A’raf 85).

Allahu e ka ngarkuar njeriun me përgjegjësi, dhe njeriu nuk guxon që ti neglizhoj dhe ti shpërfillë këto përgjegjësi. Allahu thotë në Kuran: O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije. ( Enfal 28). Ndërsa i Dërguari i Allahut thotë: “çdo njëri prej jush është përgjegjësi dhe do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përgjegjësi. Udhëheqësi është përgjegjës për popullin e tij dhe do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përgjegjësi. Burri është përgjegjës për gruan dhe fëmijët e tij dhe do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përgjegjësi. Gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të jap llogari për atë që iu është dhënë në përgjegjësi….

Nisur nga këto parime Islame kuptojmë se përgjegjësia për suksesin, apo mossuksesin nuk është individuale. Përgjegjësia është kolektive dhe secili duhet ta merr hisen e përgjegjësisë së tij. Sikur që shkatërrimin tonë, çrregullimin, prishjen, dështimin, mossuksesin, nuk duhet ta kërkojmë në faktorë të jashtëm, por atë duhet ta kërkojmë në vetën tonë. Allahu thotë në Kuran për betejën e Uhudit dhe disfatat që myslimanët patën në këtë betejë: “Kur ju goditi fatkeqësia, ndërkohë ju i kishit goditur më parë armiqtë tuaj dyfish, ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!”Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. ( Ali Imran 165).

Pasi që defekti qenka nga vet ne, edhe përmirësimi duhet të filloj nga vet ne, nëse dëshirojmë të ndryshojmë gjendjen ton. Allahu thotë në Kuran: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete”. ( Rr’ad 11).

Të gjithë jemi tronditur me vlerësimin që i bëri PISA arsimit në vendin ton, duke vendos vendin tonë në kategorinë më të ultë të vendeve sa i përket arsimimit të fëmijëve tan. Ky është një shqetësim që duhet të prek ndjenjën e çdo qytetari ton. Të gjithë duhet të ngritën në këmbë për këtë alarm kaq të keq që na dha ky institucion për fëmijët tan, por që tregoi një realitet të hidhur dhe shumë të dëmshëm për të ardhmen e fëmijëve tan, respektivisht të ardhmen e popullit ton. Intelektuali duhet të angazhohet me tërë fuqinë e tij intelektuale për përmirësimin e kësaj gjendje të rëndë të arsimit të fëmijëve tan. I pasuri duhet të angazhohet me tërë pasurinë e tij për përmirësimin e kësaj gjendje. Ata që janë mjeshtër të lapsit duhet të angazhohen me tërë fuqinë e tyre që të japin mendime, forma adekuate për përmirësimin e kësaj gjendje.

Në shoqërinë tonë është vendosur një trend,që fajin për dështime ti hedhim njëri tjetrit. Ndërsa sukseset kemi dëshirë që t’ia atribuojmë vetës, pa marr parasysh a kemi qenë kontribuues të ati rezultati apo jo. Shërimi dhe zgjidhja e këtij fenomeni nuk bëhet duke hedh fajin mbi njëri tjetrin, por duke bashkëpunuar së bashku për ta eliminuar këtë dhimbje të fëmijëve tan.

ARKATANA

Nëse përgjegjësia shpërndahet, do të jetë më lehtë në bartjen e saj. Së pari vjen në shprehje përgjegjësia e shtetit në përmirësimin e gjendjes së arsimit te fëmijët tan. Shteti në radhë të parë duhet ta marr përgjegjësinë për këtë vlerësim të arsimit te fëmijët tan. Ai duhet të krijoj mekanizma për përmirësimin e kësaj gjendje. Duhet të investoj në gjetjen e formave më efikase dhe më të dobishme për ngritjen e nivelit të arsimit. Të përkrah njerëzit të cilët janë adekuat dhe kanë aftësi për përmirësimin e kësaj gjendje. Përderisa ne kur po mbahen zgjedhjet po kem nevojë për monitorues ndërkombëtarë për vëzhgimin e tyre, për derisa në zgjedhje, ndonjë parti paguan ekspert ndërkombëtarë për t’ia udhëhequr fushatën, pse të mos angazhojmë ekspert ndërkombëtarë për tu marr enkas me çështjen e arsimit dhe përmirësimit të kësaj gjendje.

Prioritet i shtetit duhet të jetë arsimi, dhe kjo të mos mbetet vetëm një llaf goje, apo shfrytëzim i një momenti, por duhet të jetë angazhim i sinqertë dhe i pa lodhur për ta realizuar këtë prioritet. Kriteri të jetë bazë e arsimit dhe institucioneve të saj. Ti krijoj mësuesit një të mirë materiale të mjaftueshme, që ai mos të preokupohet me gjëra tjera për mirëqenien e tij, por ta ketë vetëm dertin e shkollës dhe profesionit të tij. Të angazhojmë njerëz profesional për ti vizituar vendet të cilat janë vlerësuar me shkallë të lartë në fushën e arsimit, që të përfitojnë prej përvojave të tyre dhe ti evitojnë përvojat tona jo të mira.

Pastaj një përgjegjësi të madhe bartim edhe ne familjarët për fëmijët tan. Nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk përcjellim me vëmendje gjendjen e fëmijëve tanë. Të paktë janë ata prindër të cilët vizitojnë fëmijët e tyre në shkollë, për tu interesuar për gjendjen e fëmijëve të tyre. Kontaktet prind –mësues-shkollë janë shumë të rralla. Familja është ajo e cila duhet të krijoj një ambient të mirë për fëmijën që të ngritët në mësim. Ajo duhet të angazhohet për largimin e barrierave dhe pengesave me të cilat ballafaqohet fëmija i saj në rrugën e dijes. Këtë përgjegjësi me theks të veçantë duhet ta merr përsipër babai, i cili duhet ta përcjell gjendjen e fëmijës, ta nxisë atë në mësim, të mënjanoj problemet familjare, duhet që ta inkurajoj fëmijën në forma të ndryshme për të ngjall dëshirën e fëmijës për tu arsimuar. Kjo bëhet atëherë kur ne flasim me fëmijët tanë për rëndësinë e dijes, nxitjen në të, kur bashkëpunojmë me arsimtarë, pedagog, psikolog për avancimin e fëmijëve tan.

Fëmija më shumë ka nevojë për inkurajim dhe nxitje, se sa për qortim dhe kërcënim .
Pastaj vjen në shprehje përgjegjësia e shkollës dhe personelit të saj. Me shkollë nuk kemi për qëllim objektin fizik të saj, por kemi për qëllim të gjithë ata të cilët kanë rolin e tyre në këtë institucion, e me theks të veçantë mësuesin dhe udhëheqësin e shkollës. Shkolla është vendi ku fëmija përfiton njohurit. Është vendi ku ai arsimohet. Mësuesi duhet të jetë në nivelin e duhur para nxënësit, duhet të jetë model dhe shembull për nxënësin. Duhet të punoj për të ngjall shpirtin e mësimit te nxënësit.

Dhe në fund, familja, shkolla nuk mund të realizojnë diçka, nëse fëmija nuk angazhohet për formimin e vetës së tij. Nëse fëmija nuk angazhohet në mësim, nuk i bënë dobi as shkolla e mirë e as mësuesi i mirë. Andaj fëmija duhet të jap maksimumin në angazhimin e tij, për të pat rezultat.

Të gjithë duhet të angazhohemi, dhe të gjithë duhet të marrim përgjegjësinë e cila na takon që të jemi në gjendje të prodhojmë një gjeneratë të dijes dhe shkencës, një gjeneratë të civilizuar dhe me kulturë të lartë, një gjeneratë të ndritur të së ardhmes së popullit ton. Të gjithë duhet të angazhohemi me tërë potencialin ton, duke i shpallur luftë analfabetizmit, dhe duke krijuar kushte të volitshme dhe stabile për fëmijët tanë dhe arsimimin e tyre. Duhet të angazhohemi të gjithë ta largojmë turpin që fëmijët tan të jenë më të dobëtit në arsim.

Mësuesi nuk duhet të mjaftohet vetëm me punën e tij, por ai duhet ta ngrit vetën shkencërisht dhe duhet të përcjell zhvillimet shkencore dhe edukative. Nuk duhet që çdo plan program ta testojmë në fëmijët tanë. Por, duhet të zgjedhim metodat më të mira dhe më efikase në përmirësimin e kësaj gjendje./rajonipress/