Opozita: Kuvendi ka shënuar regres, Lutës i kërkohet përgjigje për disa shqetësime serioze
Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së ka kërkuar nga kryesuesja e Kuvendit që të debatohet edhe raporti i KDI-së pasiqë aty është thënë se Kuvendi ka shënuar regres.
Sahit Abazi tha se raporti i KDI është shumë shqetësuese ndërsa komuna vazhdimisht e ka shfrytëzuar si raport pozitiv dhe në favor të saj.”Por nëse e shihni në detaje raportin del se ka shumë vërejtje për komunën e Gjilanit” tha Abazi.
Kurse Bujar Nevzati i ka bërë disa pyetje Lutfi Hazirit. Së pari Nevzati tha se po më vijë mirë që ka ardhë Lutfi Haziri në seancë, dhe shfrytëzojë rastin ta pyes për akuzat për gomat e shpërthyera, kush i ka bërë ato sepse na ka akuzuar rëndë kryetari, çka po ndodhë me rrugën tuaj, me shtëpinë e kulturës në Përlepnicë etj.
Nevzad Isufi nga VV e ka pyetur Lutfi Hazirin se a është kthyer në punë Arbër Ismajli dhe a ka marrë pagë derisa nuk ka qenë në vendin e tij të punës.
Riad Rashiti ka ironizuar duke i bërë një “urim” kthimit në punë të Arbër Ismajlit. “ Aty është një keqpërdorim i hapur dhe flagrant” tha Rashiti derisa e ka quajtur krim urbanistik atë që po ndodhë në qytetin e Gjilanit.
Në siklet është ndodhur Avdyl Aliu nga LDK-ja i cili më tepër është marrë me urimet për festat e nëntorit.
Por, Bujar Nevzati ka replikuar ndaj Avdyl Aliut duke thënë se për krenarinë tuaj do të flasim rreth ndërtimeve pa leje./rajonipress/


