Fundamenti

Aksident i rëndë në rrugën Kamenicë – Gjilan, humb jetën një serbe, arrestohet vozitësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar përmes telefonit se në Rrugën Magjistrale Gjilan – Kamenicë tek Bunari i Përlepnicës ka ndodhur një aksident trafiku ku jetën e ka humbur një shtetase serbe

Njësitet e Policisë së Kosovës, Trafiku Rajonal me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura “Hyndai Snta” me targa 06, që drejtohej nga vozitës shqiptar shtetas i Kosovës B. S.(1973) duke lëvizur në rrugën Magjistrale Kamenicë-Gjilan, me të arritur te vendi i quajtur “Bunari i Përlepnicë”, besohet duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin e tij, kalon në shiritin e kundër të rrugës, ku përplaset në anën e djathtë të rrugës, pastaj besohet të jetë rrokullisur disa herë duke rënë në (kanal).

Si pasoj e përplasjes së makinës nga lëndimet e marra në aksident në vendin e ngjarjes ndërron jetë pasagjerja serbe shtetase e Serbisë N. D. (1973), vdekja e saj është konstatuar nga mjekut i Qendrës së Mjekësisë Familjare nga Gjilani.

Lëndime trupore përveç vozitësit marrin edhe pasagjerët N. M.(1973), shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në Gjilan si dhe pasagjerja Serbe shtetase e Serbisë N. D (1995) të cilët me Auto-Ambulant dërgohen në Qendrën Rajonale Emergjente në Gjilan.

ARKATANA

Në vendin e ngjarjes, përveç policisë së Kosovës kanë ndihmuar edhe njësitet e Shërbimi të Zjarrfikësve, Personeli mjekësor nga Qendra shëndetësore, në Gjilan.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaljen e vozitësit B. S.(1973), kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Autopsi.

Hetimet rreth rastit janë duke i zhvilluar hetuesit e trafikut Rajonal në Gjilan njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.