Mbi domosdoshmërinë e rreshtimit tonë
Nga Lumir Abdixhiku – Si u bë që shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës të kemi zëra që solidarizohen me sulmuesit terroristë nëpër Evropë? Ose të tjerë, përplot, që për konspiracionet më diverse të mundshme, janë të bindur marrëzisht e të përmbushur përplot urrejtje ndaj Perëndimit; ndaj amerikanizmit e evropianizmit. Si erdhëm deri këtu?
-1-
Kohë të vështira janë këto. Përballja në mes të dy botëkuptimeve po ndodh haptas përfundimisht. Për të qenë të qartë, kjo përballje nuk ka karakter as religjioz, as etnik e as regjional. Nuk ka karakter religjioz, sepse po të ishte


