U tentua që Këshilli Drejtues të mos futet në zgjedhjet e përgjithshme të UP-së
Një varg vërejtjesh dhe sugjerimesh i janë bërë Udhëzimit Administrativ për zgjedhjet e parakohshme në Universitetin e Prishtinës, që ka hartuar Ministria e Arsimit, përpara se ai të dërgohej për miratim në Qeveri, shkruan sot Koha Ditore.
Drafti i parë u është dërguar për shqyrtim subjekteve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë në arsimin e lartë.
E njëra ndër ndryshimet qenësore midis dy dokumenteve, draftit të parë dhe atij final, është precizimi që në zgjedhje do të shkojë edhe organi më i lartë ekzekutiv i UP-së, Këshilli Drejtues. Shkuarja edhe e tij në zgjedhje nuk ishte përmendur fare në draftin e parë të U.A.-së.
Bazuar në draftdokumentin e parë të tij, një kopje të të cilit e posedon “Koha Ditore”, shihej se Këshilli Drejtues udhëzohej të bënte të gjithë hapat rreth zgjedhjeve në UP, që nga zyrtarizimi i shpalljes së tyre e deri tek zgjedhja e rektorit, por askund nuk figuronte organizimi i zgjedhjeve edhe për vetë Këshillin, i cili javë më parë mori vendim për shkarkimin e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu.
Burime të gazetës brenda UP-së kanë thënë se lënia e Këshillit jashtë zgjedhjeve ka nxitur reagime brenda Universitetit.
http://koha.net/?id=27&l=86619


