Fundamenti

PDK: Komuna po manipulon qytetarët, po i demanton edhe KDI-ja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Deklarimet publike që dalin nga Zyra për Informim (Propaganda) e komunës së Gjilanit me qëllim të mashtrimit të qytetarëve, tani po demantohen edhe nga institucionet relevante dhe jo vetëm nga ne si opozitë në komunë. Ky demantim i KDI është shumë serioz, një tregues se si dështimet e qeverisjes komunale, shkeljet ligjore, keqpërdorimet dhe korrupsionit po maskohen me vlerësimet e trilluara që po i bënë vet komuna e Gjilanit, duke u thirrur në bazë të raporteve fiktive thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas Riad Rashitit Komuna e Gjilanit ka keqpërdorur poashtu edhe raportin e Auditorit Gjeneral për vitin 2014, me qëllim të mashtrimit të qytetarëve dhe opinionit të Kosovës, duke thënë se ka qenë një raport pozitiv për qeverisjen komunale. Ndërsa i njëjti raport i auditorit Gjeneral ka paraqitur shkelje të rënda ligjore, humbje të mëdha buxhetore ndaj të cilave raste auditori ka kërkuar nisjen e hetimeve, për të cilat tani veçse është konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, se kanë nisur hetimet për një kontratë të paligjshme që ka bërë drejtpërdrejtë kryetari i Gjilanit.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ka quajtur të pabaza deklarimet e Komunës së Gjilanit se ka radhitur Zyrën e Prokurimit të kësaj komune si më të mirën në nivel vendi për korrektësi dhe zbatim ligji, në kuadër të monitorimit që ata i bëjnë komunave të vendit.

KDI-ja vlerëson se Komuna e Gjilanit ka shfaqur tendenca për të devijuar nga gjendja aktuale dhe nga raporti i indeksit të transparencës, i cili është publikuar vitin e kaluar për komunat. Duke theksuar se ka mjaft probleme me menaxhimin e publikimit të kontratave, të paraqitura edhe në raportin e Auditorit Gjeneral.

Uji Dea

Sipas KDI-së puna e Zyrës së prokurimit në Gjilan ka probleme serioze dhe se për KDI-ja i ka të evidencuar në raportet e saj. Ka numër të madh të tenderëve me procedurë të mbyllur si edhe numrin e lartë të tenderëve të anuluar.

KDI në demantimin e saj ka deklaruar se në asnjë formë nuk kemi thënë që Gjilani radhitet në komunat me prokurimin më të mirë, thotë se ka pasur 30 kontrata që janë dhënë pa njoftim të dhënies së kontratës, de facto me procedura 100 % të mbyllura.
Gjatë këtyre dy viteve janë dhënë nga komuna 32 tenderë kompanive jashtë Gjilanit, në vlerë prej një milion e 830 mijë euro, ndërsa dikur këta akuzonin se jabanxhia po marrin punë në Gjilan. Ndërsa vetëm dy kompanive (mirëpo i njëjti pronar) i janë dhënë 14 tenderë në vlerë prej mbi 2,6 milion euro.

Ky monopol i plotë në dhënie-marrjen e tenderëve nga komuna e Gjilanit, ka dëmtuar buxhetin komunal, cilësinë e punëve të kryera, dështimin e plotë në mbikëqyrjen e punimeve-shërbimeve nga kompanitë e preferuara, të pushtetit që po i rrënon të arriturat në komunën e Gjilanit ka thënë Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan dhe anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.