PDK e Gjilanit – homazhe në nderim të dëshmorëve
Gjilan – Në kuadër të shënimit të Festës së 28 Nëntorit, Qendra Memoriale në Kodrën e Dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjilan, ishte sot pikënisja e homazheve, nga strukturat e degës së PDK në Gjilan, nën drejtimin e Zenun Pajazitit, në nderim të sakrificës sublime të dëshmorëve të kombit, për liri e për Flamur.
Homazhet, nga delegacioni i degës së PDK-së, kanë vazhduar me nderimin, për Ditë të Flamurit, të monumenteve të dëshmorëve të kombit, duke vënë kurora lulesh, si: në Malishevë, dëshmorit dhe komandantit të parë të UÇ K-së, të kësaj Zone-Abdullah Tahiri; janë nderuar edhe figurat emblematike të qëndresës heroike, dëshmorët Rexhep Malaj e Nuhi Berisha; dëshmorët Pajazit Homazhet, nga delegacioni i degës së PDK-së, kanë vazhduar me nderimin, për Ditë të Flamurit, të monumenteve të dëshmorëve të kombit, duke vënë kurora lulesh, si: në Malishevë, dëshmorit dhe komandantit të parë të UÇ K-së, të kësaj Zone-Abdullah Tahiri; janë nderuar edhe figurat emblematike të qëndresës heroike, dëshmorët Rexhep Malaj e Nuhi Berisha; dëshmorët Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti; Në Zhegoc, homazhe janë bërë tek Memoriali I dëshmorëve të UÇK-së; në Bresalc, kurorë lulesh janë vendosur pranë lapidarit të dëshmori Ibrahim Uruqi; në Zhegër, pranë bustit të Heroit të kombit, Idriz Seferi, lufta e të cilit lidhet drejtpërdrejt me ketë ngjarje të madhe historike të kombit, të Mëvetësisë së Shqipërisë, më 1912; pastaj, në Velekincë është nderuar me homazhe edhe heroi, i derdhur në bronxë- Mulla Idriz Gjilani, në Lladovë, monumenti i viktimave të luftës së UÇK-së.
Në fund, marshuta e PDK-së, është ndalur, pranë përmendores të heroit Agim Ramadani, për të nderuar luftën e shenjt të UÇ K-së për liri.
Me ketë rast, Zenun Pajaziti, duke vlerësuar lartë kontributin e madh të dëshmorëve dhe sakrificën e tyre sublime, për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare, ka thënë se, për ketë festë dhe të gjitha festat tjera kombëtare, në planë të parë, lavdia u takon dëshmorëve tanë, gjaku i të cilëve, u bë dritë lirie për ne. Ndërsa në Zhegër, pranë bustit të heroit Idriz Seferi, e në Velekincë, pranë bustit të Mulla Idriz Gjilanit, Zenun Pajaziti, u zotua se, heroit të Flamurit të 1912-së, Idriz Seferi, dhe heroit Mulla Idriz Gjilani, do t’i ngrisim përmendore në mes të Gjilanit, aty ku e kanë vendin, bashkë edhe me hëronjt e dëshmorët tjerë të kombit.
Festën e Flamurit, Dega e PDK-së, bashkë me të gjitha strukturat e sajë, e ka shënuar në mbrëmje edhe me një koktel festiv në selinë e kësaj partie në Gjilan, me ç’rast, në urimin e tij për ketë Festë të madhe të kombit, kryetari Zenun Pajaziti, ka shprehur konsideratën e tij të lartë për kontributin qytetarë, edhe të aktivistëve, anëtareve e simpatizantëve të PDK-së, në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare të historisë sonë të lavdishme, siç është kjo e Flamurit thuhet në njoftimin e zyrës për informim të PDK-së./rajonipress/
Ahmeti e Alban Ajeti; Në Zhegoc, homazhe janë bërë tek Memoriali I dëshmorëve të UÇK-së; në Bresalc, kurorë lulesh janë vendosur pranë lapidarit të dëshmori Ibrahim Uruqi; në Zhegër, pranë bustit të Heroit të kombit, Idriz Seferi, lufta e të cilit lidhet drejtpërdrejt me ketë ngjarje të madhe historike të kombit, të Mëvetësisë së Shqipërisë, më 1912; pastaj, në Velekincë është nderuar me homazhe edhe heroi, i derdhur në bronxë- Mulla Idriz Gjilani, në Lladovë, monumenti i viktimave të luftës së UÇK-së.