Haliti nderohet me mirënjohje nga shqiptarët e Austrisë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në tubimin e mërgimtarëve që u mbajt në Radstadt të Austrisë.
Në këtë tubim kanë marrë pjesë rreth 500 veta të cilët e mirëpriten vizitën e Kryetarit Haliti.
Kryetari i Klubit “Kosova”, Hamdi Rama gjatë këtij takimi ndau një mirënjohje për të parin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Haliti ndryshe e ka çmuar lartë kontributin diasporës dhe aktivitetet që bëjnë ata për të mirën e mërgimtarëve shqiptar në Austri./rajonipress/

