Edhe Vitia kremtoj festën e 28 Nëntorit
Viti – Me qëllim të shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne ku është folur për rëndësinë që ka kjo festë ndër vite tek shqiptarët.
Më pas përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuar dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.
Më pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti është mbajtur një koncert festiv nga artdashësit vitias. Ndërkaq ditë më parë në kuadër të aktiviteteve të DKRS-së për nder të 28 nëntorit u bë edhe promovimi gjashtë veprave të Isak Shemës.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira gjatë seancës solemne që është mbajtur sot për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, ka folur për rëndësinë e 28 nëntorëve duke filluar nga koha e Skënderbeut e tutje. “Nëntoret kanë simbolikën e vet, sepse pikërisht kjo datë e rëndësishme për kombin shqiptar përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, prandaj këto ngjarje na dhanë forcë dhe kurajo për rilindjen e shtetit të Kosovës, për të cilin u flijuan shumë breza. Besojmë fort që amaneti i tyre për një shtet dhe flamur të përbashkët me shtetin Amë do të bëhet realitet në familjen e madhe Evropiane. “ u shpreh Kryesuesi Pira, duke ju uruar të gjithë shqiptarëve këtë festë.
Ndërkaq në zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu pasi që foli mbi rëndësinë e shënimit të kësaj feste ka folur edhe për përpjekjet e qeverisë komunale për të mirën e qytetarëve të saj pa dallime.”Zonja dhe zotërinj , në këtë Nëntor, Qeveria Komunale, ka bërë përpjekje në vazhdimësi që për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, partie e gjinie të bëjë më të mirën e mundshme. Qytetarë të Komunës sonë, kjo Qeveri e udhëhequr nga Kryetari Haliti dhe e ndihmuar edhe nga ju zotohet që nëntori i vitit 2016 do të jetë vit i suksesit si në investime infrastrukturore,në ngritje të mirëqenies sociale, arsim më profesional, shërbime shëndetësore më të avancuara si dhe klimë më të favorshme biznesore” u shpreh Aliu.
Poashtu gjatë kësaj seance ka folur edhe Milaim Abazi nga Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së i cili ndër tjerash uroj të gjithë shqiptarëve ku do të janë këtë festë. Ndërkaq pas kësaj seance përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuar dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi./rajonipress/


