ARKATANA

Mbahet koncerti i fëmijëve “Dëbora” si pjesë e shënimit të festës kombëtare‏

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Fëmijët e Gjilanit, përmes koncertit “Dëbora”, kanë performuar me këngë e valle në shënim të ditës së flamurit kombëtarë.

Me këtë rast të pranishmit, në Sallën e Teatrit të Qytetit i ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila ka thënë se ky koncert dhe gëzime të tilla do të ishin të pamundura pa sakrificën e madhe të shumë gjeneratave.

“Fëmijët, liria dhe këto festa nuk do të kishim mundësi t’i shënonim pa sakrificën e shumë gjeneratave që kanë dhënë jetën për të jetuar sot ne të gjallët. Historinë që ka përjetuar populli shqiptarë është ndër më të dhimbshmet, kur kemi parasysh numrin e madh të heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve të tjerë, që neve sot na kanë bërë të mundur ta gëzojmë lirinë. Sot kur shohim talent të rinj në fusha të ndryshme, vërtetë është krenari”, ka thënë ajo ndër të tjerash.

United Hospital

Ndryshe, aktivitetet në Komunën e Gjilanit, kanë nisur me ndarjen e çmimit “Qytetar Nderi”, për Hanife Malaj, pastaj kanë vazhduar me koncertin e muzikës klasike, defilimi nëpër qytet, për ta mbyllur këtë ditë me koncertin e fëmijëve “Dëbora”.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme, pikërisht me 28 Nëntor, do të bëhet inaugurimi i projektit të varrezave të Dëshmorëve, si dhe do të bëhet ndarja e çmimit “Qytetar Nderi”, për Rexhep Berishën, për të kulmuar me koncertin e madh festiv nga rock grupi “Jericho”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.