Mobi Casa

103 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sefedin Rahimi – Me këtë përshkrim të shkurtër do të prezantoj një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm të sakrificës dhe gjakut e përpjekjeve që bëri ky popull për liri e pavarësi nga pushtuesi shekullor osman “Dy Nëntorët e Lavdishëm”.

28 Nëntori, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, por pa territorin e shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë, pa Luginën e shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi. Por, me përpjekje të vazhdueshme, çdo gjë është e mundshme…! Siç ishte e mundshme dalja publike më 28 Nëntor 1997 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë, në ditën e varrimit të mësuesit dëshmor Halit Gecit të vrarë nga policia serbe…Siç ishte e mundshme që komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, të lind më 28 Nëntor, siç ishte e mundshme që me 28 Nëntor 1944 të çlirohet Shqipëria nga pushtimi Nazifashist …siç qe e mundshme që me 28 Nëntor 1912 të shpallet Mëvetësia e shqiptarëve nga Perandoria Osmane që me shekuj ishim nën sundimin e saj e shumë e shumë nëntora të tjerë, për mendjen e kufizuar njerëzore është rastësi që edhe komandanti Adem Jashari u lind në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë së shqiptarëve më 28 Nëntor por nuk është rastësi që jeta e tij, vepra e tij dhe rënia e tij të bëhet, shembull trimërie, burrije, qëndrese, shprese e rreze e lirisë, simbol e vulë i Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Po e filloj me “Nëntorin e Parë” me Epokën e Gjrgj Kastriotit-Skënderbeut që nënkupton luftën 25 vjeçare që zhvilluan arbërit paraardhësit tanë në shekullin XV nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër osmanëve. Ajo përfaqëson epokën më heroike të historisë mijëvjeçare të shqiptarëve, jo vetëm për madhështinë e fitoreve ushtarake që u korrën në betejat e pa barabarta e jo vetëm në rezultatet qe pati në fushën politike shqiptare, por për kontributin që ajo dha në mbrojtjen e kontinentit evropian nga invazioni osmanë dhe për jehonën ende të pa shuar që ajo la në arenën shqiptare dhe më gjerë.

Fitorja e kryengritjes së përgjithshme antiosmane dhe çlirimi i kështjellës së Krujës nga zgjedhja e huaj në Nëntor 1443, u bë piknisja e epopesë së luftës së arbëve të udhëhequr nga Skënderbeu kundër dy sulltanëve më të mëdhenjë të Perandorisë Osmane. Kjo periudhë e përbënë veprën kryesore të Skënderbeut. Gjatë luftës çlirimtare u arrit edhe një rezultat tjetër historik, krijimi i shtetit arbëror, ku arkitekt i të cilit ishte përsëri Skënderbeu. Edhe para Skënderbeut ka patur formacione shtetërore arbërore.

Të tilla ishin principatat feudale të shek. XIV-të por, fatkeqësisht ato e kishin realizuar pavarësinë e tyre por të përçara me njëra tjetrën dhe nuk patën një shtet apo një qendër të përbashkët. Por, ndryshe ndodhi me shtetin e Skënderbeut, ai arriti me shkathtësitë e mendjen e tij, t’I bashkoi të gjithë princat shqiptar në “Besëlidhjen shqiptare” në Lezhë më 2 mars 1444 në luftë të përbashkët kundër pushtuesit. Në saje të fitoreve politike e ushtarake që korrën arbërit të udhëhequr nga Skënderbeu, frymëzoi brezat e ardhshëm në luftë shekullore ndaj zgjedhjes së huaj dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar. Pra nuk është rastësi që të gjithë brezat e më vonshëm e kanë konsideruar Skënderbeun mbret të Shqipërisë dhe vetën si stërnipa të tij.

Hidromorava

Prandaj, ne stërnipat e tij të mos i harrojmë fjalët e Skënderbeut drejtuar bashkëluftëtarëve dhe popullit të tij në Krujen Legjendare ku më 28 Nëntor 1443 ngrit flamurin kuq e zi, po e përfundoj këtë periudhë të lavdishme të këtij heroi me fjalët e tij: “LIRINË NUK UA SOLLA UNË, PO ATË E GJETA MIDIS JUSH!”

Populli ynë gjithnjë bëri përpjekje e mundime që një ditë të jemi të lirë e të pavarur nga pushtuesit e shumtë që kishte kjo tokë, andaj një ditë erdhi momenti dhe koha që edhe ne shqiptarët të jemi zot i vendit tonë e këtë pa dyshim e bënë mu para njëqind e tre vjet më parë i urti e e promotori i Rilindjes Kombëtare Ismail Qemaili në fjalimin e ti të famshëm drejtuar popullit po citoj: “Vëllezër shqiptarë! Oh sa i lumtur që e ndjej veten sot që shoh këtu në Vlorë kaq burra shqiptarë të mbledhur tok duke pritur me kureshtje e pa durim përfundimet e kësaj mbledhje historike për fatin e atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot në sy nga mallëngjimi pra po dal këtu para jush që t’ju gëzonj me sihariqin e madh se sot, edhe në këtë minutë, Kongresi shpalli mëvetësinë e Shqipërisë duke lajmëruar gjithë botën e mbarë për këtë punë …

Posi ëndërr më duket ky ndryshim i madh në vendin tonë që hoqi e vojti të zezat e ullirit pesëqind vjet me radhë nën sundimin turk . . .Mirëpo, deshi Zoti që me punën, me trimërinë dhe me guximin e pashoq të shqiptarëve sot e tutje të marrin fund mjerimet e vuajtjet e atdheut tonë sepse këtu e tutje jemi të lirë, të pavarur dhe më vete, prandaj qeshni dhe gëzohuni”. . .”Mbledhja, si më plak që jam, më ngarkoi mua, ngritjen e shenjtë të shenjës sonë kombëtare, të flamurit tonë të nderuar e të dashur. Ja, pra, ky është flamuri ynë! i kuq e me shqiponjën dykrenare në mes”. . .”Duke përfunduar, s’më mbetet gjë veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh që, bashkë me bekimet e tij që i lyp të na i japë, që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i atdheut, ashtu si pata nderin të jem i pari ta puth e ta bëj të valavitet i lirë flamuri ynë, në atdheun tonë të lire…”

Unë po e përfundoj duke ju uruar të gjithë shqiptarëve këtë 103 vjetor të shtetit dhe flamurit kombëtar/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.