United Hospital

Ndahet nga jeta veprimtari e atdhetari që mbajti gjallë arsimin shqip

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mbrëmë, në moshën tetëdhjetëvjeçare, papritmas (25 Nëntor 2015, në ora 11.29) ka vdekur babai, vëllai, shoku dhe veprimtari i kauzës kombëtare shqiptare Sabedin Fazli Fazliu nga Zhegra.

Lindi më 5 Prill 1935 në Zhegër. Nga rinia e hershme pesëmbëdhjetë vjeçare është detyruar për shkaqe ekonomike-sociale të inkuadrohet në grupet e punëtorëve të Zhegrës të merret me punë fizike dhe veprimtarinë e ekonomisë bujqësore në Banatin e Vojvodinës së ish Jugosllavisë.

Gjatë vitit 1967 me vëllezërit Ramushin, Eminin, Ibushin dhe kusherirët kanë udhëtuar në Francë për të kërkuar punë sezonale nëntëmujore në blegtori.

Viti 1969 Aga Sabedin troç me familjen e ngushtë kalojnë për t’kërkuar punë në Zhenevë të Zvicrës. Fillimisht kontributi i tij në Zhenevë është mëse i theksuar në punësimin e dhjetëra e qindra punëtorëve shqiptarëve me gjendje të rëndë ekonomike nga Kosova në përgjithësi dhe Anamorava në veçanti.

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Kosovë, Sabedin Fazliun e detyruan të mobilizohet dhe inkuadrohet në organizimin e demonstratave të shqiptarëve s’bashku me veprimtarin e shquar të kauzës shqiptare Hysen Tërpezën‘’Kosova Republikë’’në Zhenevë, Zvicër dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Mobi Casa

Veprimtaria e tij patriotike, për pushtetin e atëhershëm serb ishte permanent në “target”- shënjestër. Kështu, Aga Sabedin plot shtatëmbëdhjetë vite nuk kthehet në vendlindjen e tij –Zhegrën krenare të Idris Seferit dhe Agim Ramadanit.

Kontribut të pazëvendësueshëm Sabedin Fazliu dha në ngritjen dhe mbajtjen gjallë një dekadë arsimin shqip që organizohej me moton’’shtëpi -shkollë’’.

Me shokët, bashkatdhetarët dhe zhegrasit, grumbulluan mjete financiare me mijëra franga zvicerane për t’i dhënë shkollës fillore dhe mësimdhënësve në Zhegër.

Qytetarët e Zhegrës dhe pjesëmarrësit tjerë në varrim, familjes Fazliu, i shprehin ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta babai, vëllau, daja dhe bashkëvendësi ynë i ndjerë Sabedin Fazliu. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. E përgatiti enkas për rajonipress Rahim Misin Bajrami./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.