AKR promovon fuqizimin e gruas në vendimmarrje
Gjilan – AKR gjithmonë i ka promovuar këto vlera duke i përkrahur dhe inkurajuar Gratë të jenë pjesë kyçe e hierarkisë partiake ka thënë Mirlinda Gashi koordinatore në nivel qendror në AKR.
Në një takim të mbajtur në selinë e AKR-së në Gjilan është folur për rolin dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje.
Në këtë takim të Forumit të Gruas të AKR-së në Gjilan, përveç Kryetarit të Degës Ismet Hajdini merrte pjesë edhe Koordinatorja në nivel Qendror znj.Mirlinda Gashi.
Ky takim pati për qëllim hartimin e shumë aktiviteteve dhe projekteve që do t`i ndërmerr t`i realizoj Forumi i Gruas në vazhdimësi, ku do të aktivizohet më tepër në fuqizimin dhe rolin e Gruas në vendimmarrje të partisë dhe më gjerë. “AKR gjithmonë i ka promovuar këto vlera duke i përkrahur dhe inkurajuar Gratë të jenë pjesë kyçe e hierarkisë partiake” ka thënë Mirlinda Gashi./rajonipress/

