United Hospital

Senad Ramaj: Ne nuk jemi top loje për interesa politike dhe personale!

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Puna e përditshme e punëtorëve të Kompanisë Eco-Higjiena në shërbim të qytetarëve në komunat ku shërbimi kryhet, është shumë më e rëndësishme, sesa për tu keqpërdorur për qëllime personale apo politike, thotë Senad Ramaj, si përfaqësues i partnerit austriak Moser-Group.

Kemi të bëjmë këtu me shëndetin e banorëve dhe ardhmërinë e fëmijëve në komunat tona. Punëtorët tanë punojnë përditë rëndë për të hjekur mbeturinat korrektësisht dhe për të përmirësuar shërbimet permanent. Kryetari Haziri ka plotësisht të drejtë kur ai përherë tërhjek vërejtën për të mos e politizuar kompaninë tonë. Është fakt, se në vitin 2012 shumica nga të gjitha partitë politike e kanë përkrahur Partneritetin. Dhe ky ishte një vendim i mirë, nëse marrim parasysh zhvillimin në këto 4 vitet e fundit ka shkruar Ramaj në reagimin e tij drejtuar medieve.

U bë transferimi në objekt të ri, një punëtori e re servisimi u ndërtua, 3 kamion dhe 2000 hedhurinar shtëpiak u vunë në dispozicion, u bënë investime në IT të sofistikuar dhe në inventar zyresh, punëtorët u trajnuan dhe u përmirësuan në vazhdimësi shërbimet.

Pagat 2 herë deri më tani u ngritën dhe paguhen rregullisht në kohë të caktuar dhe poashtu paguhen të gjitha fakturat e rregullta dhe tarifat e deponisë. Deponia nuk qe e mbyllur për Eco-Higjienën as edhe një ditë të vetme ndërsa, mbeturinat u deponuan siç parashihet dhe jo ilegalisht, siç ka ndodhur në rastet e deponimit në të kaluarën. Poashtu shumë probleme të së kaluarës janë trajtuar dhe janë zgjidhur tanimë.

Shumica e qytetarëve në muajt e fundit kanë rregulluar dhe zgjidhur borxhet e veta të vjetra. Kompania qëndron ekonomikisht më mirë se kurrë ndonjëherë më parë. Ndoshta pikërisht kjo zgjon dhe josh interesat personale.

Për këtë janë të njoftuar, si është më së mirë, të gjithë përfaqësuesit partiak, sepse ata më 29.9.2016 kanë pranuar një raport gjithëpërfshirës për zhvillimin e partneritetit tonë në këto 4 vite fillestare.

Pretendimet e nepotizmit janë absurde. Ne punësojmë tani për tani 170 punëtor. Natyrisht që secili punëtor i jonë ka farefis edhe në pozita publike. Prandaj, ekzistojnë marrëdhëniet tek të gjitha partitë politike. Nëse ne do të kishim këtë gjë parasysh atëherë, nuk do të guxonim të punësonim askënd nga regjioni i jonë. Përkatësia e bindjeve politike për ne është e parëndësishme.

ARKATANA

Për ne si kompani europërendimore vlenë përkushtimi për përformancë dhe besnikëria kundruall kompanisë. Kësaj duhet shtuar se ne, kontratat e punës në korniza të ligjeve të Republikës së Kosovës i përfundojmë, nëse përkundër tërhjekjes së vërejtjeve të shumta për përformancën e punëtorëve tanë nuk jemi të kënaqur. Kështu pra, ne u ofrojmë mundësinë njerëzve të tjerë që, të kenë një vend pune të sigurt pranë Eco-Higjienës.

Me rastin e një mbrëmje festive bamirësie në vitin 2015, ne u kemi premtuar të rinjve se do të ju ofrojmë dhe mundësojmë qasjen në jetën e punës në kompaninë tonë. Prandaj ne punësojmë çdo muaj së paku nga një praktikantë apo praktikante për 1-2 muaj. Që nga fillimi i këtij aksioni kanë përfituar 12 rinj. Për ne është kjo një mundësi, që këta të rinj ti njohim në proces të punës dhe sipas nevojës më të mirët ti zgjedhim për një punësim afatgjatë. Një sistem ky, që është dëshmuar si i mirë dhe i drejtë, nga i cili ne kemi përvoja shumë të mira në Austri. Interesat personale apo politike nuk luajnë asnjë rrol në përzgjedhjen e praktikantëve.

Në lidhje me përfoljen e Kompanisë Universal duhet thënë se, furnitori jonë i mëparshëm na ka atakuar përmes përmbarimit, për shkak të obligimeve të kompanisë së mëhershme e cila nuk ua ka paguar fakturat, kështu që është ndërprerë një kohë bashkëpunimi. Edhe këtë e kemi rregulluar, mirëpo ne kemi gjetur një furnitor të ri për furnizim me goma për kamion. Për ne ishte e rëndësishme të kemi një furnizues në Gjilan i cili është kompetent dhe fleksibil dhe i besueshëm. Dëmet na ndodhin të paparashikueshme kështu që, nuk kemi mundësi që për çdo gomë të shkojmë në Prishtinë për ta ndërruar apo kudo qoftë tjetër. Dhe është poashtu për ne e rëndësishme, që sa më shumë fuqi blerëse të mbajmë në regjionin tonë.

Po, është e vërtet që ne sipërfaqen e truallit të fqinjit tonë e kemi marr me qera. Por, edhe kjo i ka arsyet e veta ekonomike. Në prill të vitit 2016 ne kemi arritur marrëveshje me GIZ-in Gjerman për bashkëpunim zhvillimor në një projekt për fillim të separimit të mbeturinave.

Për këtë kanë qenë të parapara investimet në lartësi rej 400.000 €. Pjesë e këtij projekti ka qenë mbulimi i tërë territorit tonë shërbyes me hedhurinar 240m l, ndarja e PET mbetjeve, alukanaqeve dhe plastikës si dhe ngritjen e një qendre grumbullimi për mbetje bimore, qelq, mbetje vëllimore, gjësende të vjetra elektronike dhe lëndë të rrezikshme. Kjo ekonomikisht natyrisht që do të ishte më e leverdishme nëse qendra grumbulluese do të ishte brenda kompanisë por, kjo mundësi nuk ekzistonte. Ne për 2000 m2 që na duhej, arritëm një negocim të qeras tejet të volitshme.

Projekti i separimit të mbeturinave për fat të keq tani për tani është mbërthyer keq në moçalin politik, mirëpo ne shpresojmë që të nxjerrim qerren në javët në vijim.
Gjithsesi do të ishte e dëshirueshme, po që se përfaqësuesit politik paraprakisht të informohen me fakte , para se të keqpërdoret Kompania Eco-Higjiena për interesa politike. Unë mendoj se qytetarët nuk janë të marr dhe mund të gjykojnë vet-vetiu se si ishte situata në të kaluarën dhe si është tani. Natyrisht që ka edhe shumë për tu bërë mirëpo ne jemi duke punuar në këtë drejtim çdo ditë për tu bërë edhe më të mirë ndërsa, marrëveshja e partneritetit zgjatë edhe 11 vjet të tjera. Këtu është e mundshme edhe shumë për tu bërë nëse na leni të qetë për të punuar dhe na mbështetni.

Megjithatë, në kushtet e tanishme nuk ka bazë të mirëfilltë për investime dhe një zhvillim pozitiv. Unë kamë mirëkuptim për fushatë zgjedhore, mirëpo kjo duhet të jetë e drejtë dhe objektive dhe të mos abuzohen institucionet e rëndësishme të jetës publike, siç është kompania Eco-Higjiena, dhe të luhet me të sikur të ishte top loje ka thënë Senad Ramaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.