OVL të UÇK-së: Nuk tolerojmë asnjë cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës
Gjilan – Dega e OVL të UÇK-së Gjilan, mbështet fuqishëm komunikatën e Kryesisë qendrore të OVL të UÇK-së. Ne, Veteranët e Gjilanit përkrahim çdo vendim të Kryesisë qendrore, për hapat e mëtutjeshme, rreth ngjarjes në urën e Ibrit, jemi unik dhe nuk tolerojmë asnjë cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Konsiderojmë se ndërtimi i një strukture të tillë është një akt provokues dhe destabilizues për popullatën e Kosovës, marrëdhëniet dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës sikundër edhe ndaj klimës se paqes dhe stabilitetit në Rajon.
Apelojmë tek Qeveria e Kosovës, BE, dhe gjithë faktorët me ndikim në Kosovë të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me këtë provokim të rënd për ne si qytetarë të Republikës së Kosovës.
Mbesim me shpresë që reagimi ynë të merret seriozisht, të rikthehet sundimi i ligjit, dhe normalizimi i raporteve ndër etnike. Jemi në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe jemi të gatshëm që sa herë që është nevoja të kontribuojmë për shtetin tonë dhe qëllimet e luftës çlirimtare, ne nuk do të kursejmë asgjë thuhet në reagimin e kryesisë së OVL të UÇK-së Gjilan të nënshkruar nga Jeton Sherifi kryetar./rajonipress/


