Eko Higjiena

KF Gjilani bënë ankesë në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe Fadil Vokrrit

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas përzgjedhjes së përfaqësuesit të LRF-së të Gjilanit në KE të FFK-së Bekim Rexhepit, kryesia e KF Gjilanit ka bërë ankesë FFK-së dhe kryetarit të saj Fadil Vokrrit duke shpreh pakënaqësinë e mbajtjes së Kuvendit të LRF-së në Gjilan dhe zbatimin e procedurave të mbajtura në këtë kuvend.

Në ankesën e KF Gjilanit drejtuar KE të FFK-së dhe Fadil Vokrrit ndër të tjera thuhet:

ANKESE

Ankesë lidhur me zbatimin e procedurave të LRF në Gjilan, nga ana e kryetarit të LRF-së dhe përfaqësuesve të FFK-së, z.Eroll Salihu dhe Agim Ademi.

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës Z.Vokrri. Shpresoj që kjo ankesë e jonja do tëreflektojë në anulimin e vendimeve të Kuvendit të LRF-së, për shkak të numrit të madhe të parregullsive të cilat po i paraqesim më poshtë:

1. Kuvendi i thirrur më 06.12.2016 në ora 18:00, ishte i thirrur, me iniciative të 12 delegateve të LRF,
dhe shkresës së Sekretarit Gjeneral të FFK-së z.Eroll Salihu, e në të cilën shkresë shihet qartë të projektuara makinacionet. Nga se nëshkrese ishte e nënkuptuar se LRF te Gjilanit nuk ka Statut, që është obligative me e pas, nga së këtë e përcakton edhe Statuti i FFK-së, por nuk kishte as rregullore të kuvendit dhe as rregullore të tjera. Pra si mund qe te mbahet mbledhja e LRF-së me Statut dhe rregullore te FFK-së.

2. Sekretari gjeneral urdhëroi që të zgjidhen delegatet e kuvendit duke i mbajtë kuvendet e klubeve duke harruar që ky kuvend ishte i jashtëzakonshem, ndërsa delegatet e LRF-se ishin të mandatuar për 4 vite, madje ata nuk kanë mund që të ndërrohet me periudhën 30 ditëshe që i ka dhënë Sekretari gjeneral për mbajtjën e kuvendit. Këto veprime dhe kërkesat e Sekretarit të FFK-së, ishin jo statutore dhe tëpa mundeshme që të realizohen në afate, nga se edhe klubet kanë të drejtën e tyre që të kene 30 ditë afat për mbajtjën e kuvendeve tëtyre, por vetëm në rastin e mbajtjës së Kuvendit të rregullt zgjedhorë.

3. Të gjitha këto parregullsi kanë kriju kondita për tu qasë abuzimeve të shumta si presioni ndaj klubeve për sigurimin e votave apo në tëkundërtën ndërrimin e delegatëve. Ka raste që në një klub janë ndërru tre here delegatet, por ka raste kur delegatin e klubit e ka përcaktu vetë kryetari i LRF-së.

4. Të gjtiha këto makinacione, shantazhe dhe abuzime, ishin të mundëshme dhe për faktin se kishte shum konflikt të interesit dhe involvim të plotë politik. Kjo vërtetohet me këto fakte:

UBT

a. Kryetari i LRF-së për rajonin e Gjilanit është Malazog Hoxha, i cili është:
– Pergjegjes per sport ne komunen e Gjilanit
– Kryetari i komisionit për delegimin e referve për ligën e dytë, juniorët dhe kadetet, në garat e nivelit republikan.
– Kryetari i LRF-t është Kryetar i LDK-së nëndega Cernicë
– Kryetari i LRF-t është Delegatë i Kuvendit të LDK-së dega në Gjilan

Të gjitha këto poste krijojnë bazamentin për keqpërdorimet e tilla, por edhe janë nënshtruese dhe poshtëruese për imazhin e FFK-së dhe tëvetë kryetarit të saj.

5. Argumentet nga pika 4, janë të përfshira edhe tek kandidati i përcaktuar për anëtare të KE të FFK-së, z.Bekim Rexhepi. Në fakt bashkëshortja e Bekimit znj.Valentina Bunjaku-Rexhepi, është bashkëshortja e kandidatit të përcaktuar për anëtarë të KE. Ajo është e afërm e Flamur Bunjakut i cili është anëtarë i KE. Ajo është asambleiste e LDK-së dhe Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe Kryetare e Forumit të LDK-së për Komunën e Gjilanit.

6. Një numër prej 4-5 delegateve janë staf komunal i ndikuar në tërë procesin.

7. Ne nuk besojmë që FFK-ja do të shkele mbi këto argumente, duke e propozuar kandidaturën e Bekim Rexhepit për anëtarë të KE, i cili që doli në Kuvend është propozuar nga një shkollë futbollit, që ka në organizimin e vetë një trajner dhe një ndihmës.

8. Kriteret e përcaktuara të numrit të delegateve i lënë në margjina dy klubet me renome të Superligës së Kosovës, kjo është non-sens që nuk do t`i shkojë përshtati as FFK-së as zhvillimit të futbollit të Kosovës.

Presim që KE të veprojë konfrom kërkesave të bazuara dhe rregulloreve të FFK-së dhe UEFA-së e të FIFA-s. Presim që seriozisht ti merr parasysh të gjitha konfliktet e interesit dhe implikimet politike të kësaj strukture. Mos veprimi i drejtë dhe me kohë i KE të FFK-së, e zhvleftëson dhënjen e dorëheqjeve të ish anëtarit të Komitet z.Murat Hoxha dhe Bekim Haxhiu, për shkak të implikimeve politike.

I nderuar Kryetar, ne besojmë sinqerisht që ju të merrni masa edhe për shkak të kritereve që UEFA dhe FIFA i ka kërkuar. Në rast të mos marrjës së masave për eliminimin e këtyre pa rregullsive, ne jemi të detyruar që për hir të kthimit të rregullit në futbollin e Kosovës të bëjmë ankimin dhe me fakte të tjera konkrete tek organet e tjera, përfshi UEFA-në dhe FIFA-n.

Këtij dokumenti i bashkangjesim edhe dokumentet shtesë:
1. Lista e delegateve të LRF-t e nënshkruar nga klubet më kërkese për propozim të kandidatit e protokoluar në FFK
2. Vendimi i njëanshëm i Sekretarit të FFK-së për zgjedhjen e delegateve të ri nëpër klube në LRF-t te Gjilanit për Kuvend të jashtëzakonshëm.
3. Lista e delegateve të vetë emëruar nga Kryetari i LRF-t Malazog Hoxha
4. Kërkesa për shtyrje të Kuvendit të jashtëzakonshëm për shkak të implikimeve politike./sylejman ismajli/rajonipress/