UBT

Takohen “Vatra“dhe Forca e Diasporës për Atdheun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Takimi në mes Lëvizjes Qytetare ”Vatra“ dhe Forcës së Diasporës për Atdheun (FDA) ka kaluar në frymën e shpalosjes dhe vizionit të dyja palëve për të ardhmen.

Kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra” Gentiana Shabani, Gani Krasniqi e Kushtrim Kadriu i njoftuan për aktivitetet e deritanishme të Lëvizjes”Vatra” si dhe objektivat për të ardhmen.

Kryetari i FDA, Hamdi Muhamedi ka shpalosur platformën e organizatës së tyre duke kërkuar bashkëpunim në arritjen e synimeve për ndryshim të gjendjes për të mirë të mbarë popullit shqiptar.

Uji Dea

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare”Vatra” kanë kërkuar që ky fondacion të realizoj projekte në Kosovën Lindore sepse është nevojë urgjente për të investuar në atë regjion.

Në fund të dyja palët kanë premtuar bashkëpunim të ndersjellt sidomos për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës Lindore dhe atyre të cilët jetojnë në Kosovë, por edhe bashkëpunimin vëllazëror me gjithë shqiptarët kudo që jetojnë./rajonipress/