ARKATANA

Mustafi mesazh emocionues për tifozët Arsenalit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shkodran Mustafi mendon se tifozët e Arsenalit meritojnë respekt të madh. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi po shkëlqen me Arsenalin në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Ai u transferua në Londër gjatë verës nga ekipi spanjoll, Valencia.

Ish anëtari i Evertonit, Hamburgut dhe Sampdorias mendon se tifozët duhet të respektohen shumë, pasi bëjnë gjithçka për ta mbështetur ekipin.

Uji Dea

“Ju duhet t’i respektoni fansat shumë. Ata nuk fitojnë para dhe paguajnë për të ardhur në stadium. Nganjëherë udhëtojnë larë duke shpenzuar edhe për transportin”, ka deklaruar Mustafi për Goal.com, përcjell Express.

“Tifozët ju tregojnë se sa e duan këtë klub dhe ju duhet t’i respektoni për këtë. Ajo çfarë mund të bëjë për ta është që të jap gjithçka në fushë nga vetja, dhe t’i bëjë njerëzit e lumtur”, ka thekuar ai. /Express/