Diskutohen sfidat dhe problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Në zyret e Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu ka pritur sot Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Alfred Peza.
Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit Republikës së Shqipërisë po qëndron në një vizitë dy ditore në Luginën e Preshevës, me ç`rast përveç institucioneve do të vizitojnë edhe disa shkolla në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
Gjatë takimit tejet vëllazëror janë diskutuar sfidat dhe problemet të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës si në realizimin e të drejtat elementare, në ruajtjen dhe kultivimit të identitetit kombëtar, ashtu edhe në fushën e informimit publikë e në veçanti në fushën arsimit dhe sfidat përcjellëse. Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve të Luginës së Preshevës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kryetari Musliu shprehi mirëseardhjen dhe mirëkuptimin nga ky delegacion duke theksuar se vizitat e tilla duhet të ndodhin edhe më shpesh për të njohur me gjendjen në Luginën e Preshevës drejtpërdrejt nga terreni. Vizitat e tilla intensifikojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Ne informuam me të gjitha problemet dhe diskriminimin që po ushtrohet në mënyrë sistematike si dhe mundësit e bashkëpunimit për tejkaluar disa problemeve. Konsiderojmë se ndihma e Shqipërisë është e patjetërsueshme dhe se komunikimi në nivele zyrtare është i domosdoshëm.
Kryesuesi i këtij Komisionit Parlamentar nga Shqipëria, Alfred Peza, theksoi se të gjitha institucionet e Shqipërisë janë dhe duhet të jenë në dispozicionin tuaj. Shqipëria është e hapur të ndihmoj në tejkalimin e sfidave të shqiptarëve të këtushëm. Në të gjitha fushat në të cilat është e mundshme Shqipëria me konsideratë të thellë insiston të asistoj. Ne jemi të hapur edhe ndaj problemeve të teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, cilësisë së mësimdhënësve dhe trajnimit të tyre, informimit publikë dhe të gjitha sferat ku mundë të realizohet bashkëpunimi institucional.
Vlen të theksohet krejt në fund u bë edhe shkëmbimi i dhurata të ndërsjella mes Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/


