Në Partesh policia konfiskon substanca narkotike
Gjilan – Polica e Kosovës njësitet nga Drejtoria Për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve që veprojnë në Gjilan gjatë punës operative në teren kanë ndalur të dyshuarin Shqiptar Shtetas i Kosovës ku gjatë kontrollit i kanë gjetur dy paketime me substanca narkotike të llojit Marihuan dhe heroin.
Pas kthimit në Stacionin Policor në Gjilan është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar me 3.4 gram substancë narkotike e llojit Marihuan dhe 1.8 gram Substancë Narkotike e llojit Heroin.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë dhe lënda pas kompletimit i dorëzohet të njëjtës prokurori për hetime të mëtutjeshme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


