Uji Dea

Në kujtim të veprës dhe punës intelektuale e profesionale të Ismet Maliqit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ismet Maliqi sot mbush pesë vite nga ndarja fizike. Ismeti ishte njeriu tipik i thjeshtë, punëtor e serioz i Kosovës, ishte intelektual i formuar, ishte i drejtë e plotësisht ligjor, ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Ismeti e donte rritën dhe suksesin e secilit njeri sikur edhe të fëmijëve dhe familjes së tij. E donte pa masë lirinë e pastaj edhe rritën e Kosovës e Shqiptarisë. Ismeti ishte shpirt i ndjeshëm në padrejtësi deri në frustrim. Donte që jetën ta jetonte me punë, me nder dhe me drejtësi dhe të përfundonte si i tillë. Dhe, Ismeti plotësisht ia doli kishte thënë Qemajl Mustafa pesë vite më parë në varrimin e Ismet Malqiit në Dobërqan.

Është mirë të kujtohen e nderohen punëtorët serioz e të përkushtuar që dhanë shumë nga jeta dhe profesioni i tyre. Edhe Ismet Maliqi i cili pati funksione të rëndësishme në administratën e Gjilanit mbetet një figurë institucionaliste e Gjilanit dhe një profesionist i madh e i vyeshëm për Gjilanin.

Ka mjaftuar një kujtim nga Fadil Osmani për të na kujtuar edhe ne të tjerëve që Ismet Maliqi mbetet figurë e pazëvendësueshme në ndërtimin e institucioneve financiare në Gjilan. “Në kujtimet e mia mbetesh si udhërrëfyes i së drejtës dhe urtësisë” kështu ka shkruar Fadil Osmani në profilin tij në fb.

Uji Dea

Ismet Maliqi ishte drejtor komunal për buxhet dhe financa dhe ishte normale që Qemajl Mustafa atë kohë kryetar komune ta përjetojë rëndë humbjen e një shtylle të fortë. “Lajmi i kobshëm se Ismeti kishte ikur në rrugë të pakthim, pikëlloi secilin që ishte njohur me Ismetin në secilën fazë të jetës së tij. I pikëlloi posaçërisht kolegët e punës dhe të politikës të cilët e kishim rastin e mirë që me Ismetin të ndanim disa vite të fundit të jetës së tij. Dhe natyrisht më së shumti e pikëlloi dhe i krijoi dhembje, huti e mungesë familjes së tij të mrekullueshme. Ismeti ishte njeriu tipik i thjeshtë, punëtor e serioz i Kosovës, ishte intelektual i formuar, ishte i drejtë e plotësisht ligjor, ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë.“Ismeti e donte rritën dhe suksesin e secilit njeri sikur edhe të fëmijëve dhe familjes së tij. E donte pa masë lirinë e pastaj edhe rritën e Kosovës e Shqiptarisë. Ismeti ishte shpirt i ndjeshëm në padrejtësi deri në frustrim. Donte që jetën ta jetonte me punë, me nder dhe me drejtësi dhe të përfundonte si i tillë. Dhe, Ismeti plotësisht ia doli”, kishte thënë Qemajl Mustafa në ceremoninë e varrimit.

Mustafa e kishte vlerësuar jashtëzakonisht lartë kontributin që i ndjeri e kishte dhënë në rritën e jetës politike dhe të komunës së Gjilanit, derisa ishte në cilësinë e drejtorit për buxhet e Financa në një mandat qeverisës.

Edhe, Ekrem Kryeziu bashkëvendës i Ismetit e kishte çmuar lartë punën dhe angazhimin e Ismet Maliqit duke e quajtur si njeri të veçantë, për rrethin ku jetoi dhe punoi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.