HW

Çitaku, Kurtit: Marre po më vjen për ty, harro opozitën për një moment – A e din për ça kanë nevojë qytetarët?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka thënë se ‘’opozita ka nevojë për një goditje të re’’, duke thënë se asaj po i vjen ‘’marre’’ për Kurtin.

Çitaku në postimin e saj, duke iu drejtuar Kurtit, ka thënë se pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, mësuesja për pagë që iua mundëson të kalojë muajin me dinjitet, mjeku për kushte për t’i trajtuar pacientët, e polici për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.

Postimi:Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një “goditje” të re.Sinqerisht, marre po më vjen për ty.

Harroje opozitën për një moment.A e din për çka kanë nevojë qytetarët?Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.

Hidromorava

Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet.Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.Polici ka nevojë për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.

Shërbyesit civilë kanë nevojë për kushte pune, jo për terror qeveritar.FSK ka nevojë për integrim në NATO.Bizneset kanë nevojë për qeveri që ua mundëson zhvillimin, jo që i lufton.Mediat kanë nevojë për liri.Këto janë hallet e qytetarëve.

Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo “goditjet” politike.Keq, Albin. Keq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.