Kamberi: Serbia po e spastron Luginën
Serbia po bën spastrim etnik të Luginës së Preshevës, duke e bërë pasivizimin e vendbanimit të shqiptarëve. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ditë më parë ka kërkuar në legjislativ përgjigje nga ministri i Brendshëm serb në lidhje me numrin e shqiptarëve që u janë pasivizuar vendbanimet.
Me pasivizimin e vendbanimeve, shqiptarëve po u pamundësohet të marrin pjesë në votimet lokale, duke ua rrezikuar mbajtjen e pushtetit në Bujanoc dhe Medvegjë, të përfitojnë nga asistenca sociale, pasi që nuk u jepen dokumentet personale.
Deputeti Kamberi pranon se në spastrimin etnik të Luginës, po kontribuojnë edhe disa policë shqiptarë në kuadër të Policisë së Serbisë.
Zëri: E keni ngritur ditë më parë në Parlamentin e Serbisë çështjen e pasivizimit të vendbanimeve shqiptare të Luginës nga Policia e Serbisë. Sa është numri i rasteve të tilla dhe çfarë përgjigje keni marrë nga ministri i Brendshëm?
Kamberi: Nuk kemi ndonjë dokument zyrtar dhe problemi është se shumica e shqiptarëve nuk i paraqesin problemet e tilla, prandaj nuk mund të flas për një numër të saktë./zeri/


