Uji Dea

Bashkëjetesa me kriza

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Raif Ramabaja – Shumë analistë dhe kuazianalist, shumë politikajë dhe kuazipolitikajë që kanë dalur tani si këpurdhat pas shiut, për çdo ditë përmes mediave me pare apo gratis po na bombardojnë me mendime dhe vlerësime të tyre, shpesh here të pabazuara dhe të paargumentuara lidhur me zhvillimet sidomos ato të fundit në Kosovë. Disa potencojnë se ka krizë, të tjetër na thojnë se nuk ka krizë. E vërteta qëndron diku në mes. E populli i shkretë është i hutuar sepse nuk po dinë kujt t’i besojë e kahë t’ja mbajë.

Unë si qytetar i thjesht nga këndvështrimi im (sepse nuk jam as analist e aq ma pak politikan) mendojë se në Kosovë jo që nuk ka krizë, por, ajo ka metastazuar në të gjithë sektoret. Populli thotë se kriza nuk ka “brinjë”, apo një punë që po dukët “kallauzë nuk do”. Në Kosovë pos krizës institucionale, ka krizë politike, ka krizë ekonomike,ka krizë në sistemin e drejtësisë, ka krizë në sistemin e arsimit, ka krizë në shëndetësi, e para së gjitha ka krizë të vlerave dhe moralit.

Kriza e vlerave dhe e moralit na ka pruar në gjendjen në të cilën tani jemi si shtet dhe ka prodhuar krizat tjera.

As një popull në botë nuk mundët të mësohet aq lehtë sikur populli i Kosovës të bashkëjetojë me gjithë këto kriza. Kjo është për t’u lavdëruar apo jo. Por, nuk do të isha i sinqertë në qoftë se nuk i kisha cekur edhe disa punë pozitive që janë bërë në Kosovën e pasluftës nga qeveritë e kaluara dhe kjo tani, (e cila nuk ka pasur edhe shumë hapësirë mu marrë me probleme jetike) në ndërtimin e shtetësisë dhe fuçizimin e rrolit të Kosovës si shtet në arenën ndërkombëtare,në ndërtimin e infrastrukturës rrugore etj. Këto suksese edhe për kundër dobësive të shfaqura, as kush nuk ka të drejtë t’i mohojë. Kosova megjithatë ka ecur te para në ndërtimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Lufta për pushtet duke mos zgjedhur mjete, bajraktarizmi (kjo sëmundje e trashëguar tek ne shqiptarët kah moti), joprofesionalizmi, perfomancat e dobëta, jokompetnca dhe shikimi i ardhjes në pushtet si mënyrë e vetme për t’u pasuruar madje duke abuzuar me paranë publike, sepse as kush nuk ka pasur konsekuenca për ate që ka bërë,si dhe mosllogaridhënja para publikut, ligjit dhe votuesve, na ka pruar në këtë gjendje dhe në këtë situatë.

Nuk është rreziku më i madh për Kosovën që jemi në krizë (sepse ka rrugëdalje) por, rreziku më i madhë është se qytetarët e kanë humbur besimin, kanë ra në apati.
Siç po dukët populli i ka que duartë, nuk ka besim as te pozita, e aq më pakë te opozita, sepse nuk e shehë atë si alternativë.

Problemi qëndron edhe në faktin se populli po dine të tregojë se çka nuk po donë, por nuk po dinë me tregue se çka në të vërtetë po donë.

Ndoshta një satisfakcion mund të jetë se edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me të njëjta kriza, por kjo nuk e justifikon gjendjen aktuale në Kosovë.

Kosova ka suficit të kuadrove me fakultet, por ka deficit të kuadrove që munden t’na nxjerrin nga kjo gjendje krize dhe t’i qojnë sendët te para.

Për momentin s’po ka strategji dalëse nga kjo situate. Siç po dukët nuk është zgjidhje as këmbëngulësia e mazhorancës se i kanë votat, e as kokëfortësia e opozitës për të bllokuar me çdo kusht punën e Kuvendit kinse deri sa mos të tërhiqen dy Marrëveshjet e fundit me Serbinë. E vërteta është se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk po funksionon normalisht dhe se nga opozita po zhvillohet një luftë jo e pastër për pushtet. Kuvendi është bërë arenë e gazit lotsjellës, sharjeve, vezëve dhe shisheve. E kjo është porosia më e keqe që është plasuar në botë për “demokracinë alla kosovarqe” Jam i sigurt se shumë vende që sja dojnë të mirën Kosovës, këtë e kanë mirëpritur.

Unë jam absolutisht për lirinë e plotë të medijave,për raportim të drejtë, për t`i qitur në shesh të gjitha të këqijat dhe të mirat që i bën pushteti e jo vetëm të shohin zi. Disa nga mediat dhe disa analistë janë të prirë nga pakë të qesin edhe vaj në zjarrë, madje duke u shërbyer edhe me hipotezën e luftës civile, e kjo më s’paku na nevojitët dhe nuk guxon të na ndodhë.

Mobi Casa

Vetëm zbatimi i ligjit ndajë të gjithë atyre që atë e shkelin, mundë të na sjellë drejtësi për të gjithë. Sot, shumë kush është vu mbi ligjin dhe nuk po vlen ajo fjalia “As kush mbi ligjin”. Organet e ndjekjes nuk duhet të jenë këshilla të pajtimit,por zbatues të ligjit për të gjithë qytetarët një sojë.

Nuk kisha me besue se edhe “opozita “ po të ishte në pushtet nuk i kishte nënshkruar këto marrëveshje, bile edhe shumë të tjera. Një opozitar që tani është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilin unë e quaj të matur, bile edhe të mençur, këtë e ka thënë edhe më herët. Të gjithë e dimë se Kosova si shtet me të gjitha të mbetët që i ka, është një projekt ndërkombëtar dhe takati i jonë për t’i imponuar dëshirat tona nuk kish me pi ujë fare në këtë kontelacion të raporteve ndërkombëtare.

Por, të gjitha Marrëveshjet me Serbinë disi nuk kanë qenë bash transparente, sikur që nuk ju kanë skjaruar qytetarëve sa duhet edhe këto dy të fundit. Kamë përshtypjen se qytetarët nuk janë sa duhet të informuar për këto marrëveshje e as për punën e Qeverisë në tërësi.

Komunikimi i Qeverisë me publikun përmes Facebukut është tepër i pakët dhe jo korret. Ka munguar komunikimi i duhur dhe koncenzusi nacional për çështje të rëndësishme për shtetin. Kjo tani po na hakmerret dhe në kombinim me luftën jo parimore për pushtet nga ana e opozitës ka rezultuar me mosfunksionimin e Kuvendit të R. Kosovës.

Si zakonisht ne Kosovarët gjithunji jemi marrë me pasoja e jo me shkaqet që kanë prodhuar këto pasoja. Andaj, e kemi vështirë të vijmë deri tek zgjidhja e problemit. E kur kësaj ia shtojmë edhe inatet që kanë liderët partiak mes veti, si dhe mospajtimet, brenda partiake, atëherë duhet ta dijmë se nuk është bash lehtë me zgjidhë nyjën e
problemeve të grumbulluara vite me radhë.

Sidoqoftë po sillemi në një rreth vicioz dhe prapë po vijmë deri te mendimi se dialogu ndërpartiak, pozitë-opozitë është e vetmja zgjidhje (prapë po vijmë te kungji i Nasradinit).

Por, si ta’ arrijmë situatën kur edhe ujqit janë të ngopur edhe delët në numër dhe të mos koritemi krejt para miqve tanë ndërkombëtarë? Konsiderojë se kjo është zgjidhja që na nevojitët për momentin. Disa alamet analistë po shtyhen me bërryla, veç po kallin punë e nuk po dinë me ofruar zgjidhe eventuale. Zgjidha e krizës institucionale nuk duhet të trajtohet as humbje e pozitës, e as fitore e opozitës, por, fitore e Kosovës.

Nuk besojë se as pozita e as opozita ja donë të keqën Kosovës. Andaj, i ftojë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, mediat, analistët, njerëzit e mençur dhe me autoritet, të ulën me pozitën dhe opozitën ne një tryezë duke trajtuar s’bashku edhe këto dy marrëveshje pike për pike, por edhe shumë probleme tjera që po e preokupojnë Kosovën.

Moratoriumi nga Kushtetuesja për Marrëveshjen e AKS –ë duhet shfrytëzuar jo për barikadim të pozicioneve, por për dialog dhe zgjidhje të problemit.

Në qoftë se eventualisht janë shkelur vijat e kuqe dhe është dalur jashtë rendin kushtetues, Marrëveshjeve të 2013 dhe Planit të Ahtisarit, të korigjohët kjo dhe të shkohet më tutje.

Kjo, jo për hatër të Serbisë, por për hatër të qytetarëve të Kosovës pa dalim partie apo etnie. Qytetarët serbë të Kosovës duhet të jenë brengë shumë më e madhe e Kosovës se sa e Serbisë. Nuk mundën njerëzit joprofesional dhe jokompetentë të japin vlerësime reale. Dhe në qoftë se kjo nuk jep rezultate, atëherë zgjidha më e mirë, më e lirë dhe më pak e dhimbshme do të ishte shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në pranverën e ardhshme. Edhe pse mendojë se këto zgjedhje nuk do të prodhonin tjetër raport të forcave të tanishme politike. Ato do të ishin edhe një lloj referendumi i qytetarëve./rajonipress/