Fundamenti

Mosanëtarësimi në UNESCO, me ndikim në dialogun Kosovë – Serbi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qeveria ka reflektuar pas kërkesës së opozitës dhe shoqërisë civile për rishqyrtim të dialogut me Beogradin zyrtar, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij Hashim Thaçi kanë dhënë sinjale se fushata e Serbisë që ndikoi në mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do të ketë ndikim edhe në dialogun për normalizim të marrëdhënieve.

Mustafa ka thënë të mos jetë “normalizim i marrëdhënieve” kur Serbia pengon Kosovën në procese anëtarësimi.

Mobi Casa

Thaçi, ndërkaq, e ka cilësuar raciste fushatën e Serbisë, dhe për të cilën ka thënë të jetë kundër marrëveshjeve të mbërritura me të deri tash, përcjell Koha.net. Për këtë dështim, Thaçi i ka faturuar faje edhe opozitës

http://koha.net/?id=27&l=84006