UBT

Qeveria propozon njerëz politikë për borde publike

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Pavarësisht se Raporti i Progresit ka kritikuar institucionet e Kosovës për politizim të bordeve publike, Qeveria e Kosovës nuk e merr për bazë këtë.

Jo më larg se në mbledhjen e së enjtes ekzekutivi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës emra politikë për Bordin e zyrës së Rregullatorit të Energjisë, transmeton TV Arta.

ARKATANA

Ish- kryetari i Gjilanit, që vjen nga PDK-ja, Qemajl Mustafa, bashkë me të edhe Arsim Janoven, që vjen nga LDK-ja, si dhe Besim Sejfijaj, që gjithashtu vjen nga LDK-ja, janë propozuar nga Qeveria për këtë bord. Ndërsa për Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit janë propozuar Agim Shala e Vjollca Shala-Kurtishaj.

http://koha.net/?id=27&l=83916