HW

Shi e diell, parashikimi i motit për sot në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë natës apo orëve të hershme të mëngjesit në shumë pjesë të Kosovës pritet një valë e re reshjesh apo rrebeshesh shiu, pak më intensive në Dukagjin, por këto reshje nuk do të zgjasin shumë.

Dita e enjten vijon me ndërprerje të reshjeve dhe gjatë ditës mund të krijohen kushte edhe për intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sepse do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.

Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar. Temperaturat maksimale deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet pak përmirësim i motit, por ende priten reshje edhe pse të intensitetit dukshëm më të ulët.

Gjatë ditës priten vranësira dhe në disa zona intervale kohore me diell, por orëve të natës reshje dhe rrebeshe të reja pritet të përfshijnë vendin sidomos jugun dhe perëndimin.

FIDANISHTJA

Mot pa reshje nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, por mund të ndodhin reshje të pakta të izoluara. Temperaturat shënojnë rritje nga erërat jugore.

Mot jo-stabil pritet të mbajë edhe të Premten dhe gjatë fundjavës, me vranësira të shpeshta dhe reshje të shpeshta, lokale shiu.

Vende-vende priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nuk do të mungojnë periudhat pa reshje sidomos në Kosovë.

Të dielën ulje e temperaturave dhe përpos shiut në disa zona të Kosovës mund të ketë reshje shqote e bore./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.