Myftiu Naim Tërnava pritet në takim nga Begzad Sinani
Kamenicë – Kryetari i komunës z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim myftiun Tërnava me bashkëpunëtorë dhe këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.
Unë shpreh mirënjohjen time për vizitën tuaj, zyra e kryetarit të komunës do të jetë gjithmonë e hapur për ju dhe këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë. Ne brenda mundësive tona buxhetore iu kemi përgjigj kërkesave të këshillave të xhamive për intervenim në xhamitë e lokaliteteve të tyre si në: Novosellë, Strezoc, Berivojcë etj, po ashtu kemi marr vendimin për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit për qytetarët tanë, po ashtu falë bashkëpunimit me Këshillin e BIK- ut në Kamenicë dhe UNDP-në kemi realizuar tri projekte në interes të përgjithshëm ku njëra ndër to është edhe renovimi i Xhamisë Gani Haxhi Sermaxhaj në Kamenicë tha kryetari Sinani.
Në fjalën e tij myftiu Tërnava falënderoj kryetarin për pritjen ai tha se lus zotin që` t`ju jep shëndet dhe suksese në punët e hajrit që po i bëni, ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm që po e tregoni me BIK-un në Kamenicë, gjithashtu për vendimin e marrë për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit. Neve si BIK na intereson siguria e vendit dhe trojeve tona për një jetë të qetë, sigurt për qytetarët tanë dhe në këtë duhet të japim kontribut të gjithë imamët tanë duke promovuar vlerat dhe traditat tona kombëtare të popullit Shqiptarë”.
Në këtë takim u diskutua edhe çështja e caktimit të lokacionit për ndërtimin e objektit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë me qëllim të ushtrimit të detyrave dhe punëve të BIK-ut Dega në Kamenicë.
Kryetari Sinani u zotua se do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për caktimin e një lokacioni më të përshtatshëm për ndërtimin e këtij objekti./rajonipress/


