Uji Dea

Komuna e Gjilanit kërkon nga partitë politike që të mos e politizojnë çështjen e “Eco-Higjienës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka kërkuar disa herë që çështja e kompanisë “Eco-Higjienës” të mos politizohet nga partitë politike, pasi që situata në këtë kompani është e ndërlikuar, dhe atë si pasojë e marrëveshjes të cilën e ka lidhur pikërisht një parti, e cila akuzon Komunën që po e shkatërron kompaninë.

Kjo kontratë është lidhur në vitin 2012 dhe është dashur që nga ajo kohë të fillojnë investimet edhe në kohën e qeverisjes së PDK-së.

Tani, Komuna e Gjilanit vetëm është duke i bartur pasojat e kësaj marrëveshje, e cila, është lidhur në dëm të Komunës.

United Hospital

Komisioni i aksionarëve, përmes anëtarëve të bordit të pjesës publike si dhe me ndihmën e përfaqësuesve të Komunës, në vazhdimësi janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dy partnerët.

Komuna e Gjilanit nuk është e interesuar që të ndërpresë marrëdhëniet kontraktuale me partnerin austriak.

Mirëpo, qëndron prapa mbrojtjes së interesave të pjesës publike dhe përkrah pa rezervë punëtorët të cilët punojnë në këtë ndërmarrje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.