ARKATANA

Haliti: Rinia e Vitisë i ka thënë jo ekstremizmit dhe radikalizmit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo rini e mrekullueshme e Vitisë i ka thënë jo ekstremizmit dhe radikalizmit duke ju drejtuar me një mesazh pjesëmarrësve në këtë takim. “Sa më pak punë të ketë policia aq më mirë kjo do të jetë për shoqërinë, komunën dhe shtetin tonë. Në komunën tonë gjithnjë e më pak punë është duke pasur policia sepse kemi zgjedhur disa probleme kryesore”, u shpreh Haliti.

QKSS dhe Komuna e Vitisë mbajnë një takim me nxënësit vitias ku u diskutua mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit e dhunshëm. Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, sot në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është mbajtur një takim me nxënësit e kësaj shkolle por edhe të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, ku me theks të veçantë është biseduar për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo rini e mrekullueshme e Vitisë i ka thënë jo ekstremizmit dhe radikalizmit duke ju drejtuar me një mesazh pjesëmarrësve në këtë takim. “Sa më pak punë të ketë policia aq më mirë kjo do të jetë për shoqërinë, komunën dhe shtetin tonë. Në komunën tonë gjithnjë e më pak punë është duke pasur policia sepse kemi zgjedhur disa probleme kryesore”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Ai tha se komuna e Vitisë po i kushton një rëndësi të veçantë rinisë së saj duke potencuar se është e vetmja komunë që prej 15 subvencioneve nga DKRS i ka ndarë për Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Viti.

Kurse pos kryetarit Haliti dhe përfaqësuesve të QKSS-së nxënësve vitias ju ju janë drejtuar edhe: Agim Lipovica, Komandant i Stacionit Policor në Viti, Qahil Sinani, Drejtor për Arsim, Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës “Jonuz Zejnullahu” në Viti etj.
/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.