Hedhet shorti 18 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll
Gjilan – Në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë është hedhur shorti për Kupën e Kosovës. Dy skuadrat nga qyteti i Gjilanit do të kenë punë mjaft të vështirë pasiqë do të kenë kundërshtarë mjaft të fortë në rrethin e katërt.
Skuadra e Dritës do të takohet në Pejë me Besën ndërsa Gjilani do të ballafaqohet me Ferizajin në Ferizaj
Befasia më e këndshme e këtij edicioni të Kupës së Kosovës është padyshim skuadra e Bashkimit nga Koretini e cila është njëherit skuadra e vetme e Ligës së Dytë .Futbollistët e Bashkimit do të ballafaqohen me skuadrën e Lirisë në Prizren
Qiftet të cilat do të takohen janë.
Liria- Bashkimi (K)
Besa – Drita
Flamurtari- Trepqa
Hajvalia-Trepqa89
Ferizaj- Gjilani
Vëllaznimi-Prishtina
Feronikeli- Llapi
Drenica -KEKU


