Haliti vazhdon me inspektimin e projekteve
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar disa projekte të rëndësishme të cilat kanë përfunduar dhe disa të tjera të cilat janë në realizim e sipër si: pastrimi i lumit “Morava e Binqës” kanalizimi në fshatin Ramnisht, dhe parkingun që lidh varrezat e dëshmorëve në Viti me varrezat e qytetit dhe të fshatit Kabash.
Për ndryshe këto projekte janë duke u realizuar me mjete vetenake të Komunës së Vitisë./rajonipress/


