Eko Higjiena

Vranësira e mjegull, parashikimi i motit për sot

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot në Kosovë do të mbajë mot i zymtë, me vranësira të ulëta dhe me mjegull e në viset malore me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në viset me mjegull do të mbajë mot i zymtë dhe i ftohtë. Në mesdite ka gjasa që mjegulla të dobësohet në disa rajone dhe të ketë intervale kohore me diell, por në përgjithësi vazhdon moti i zymtë.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalet deri në 6 gradë Celsius ato maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale e në shumë zona do të ketë mjegull.

Në viset pa mjegull do të jetë sikur pranverë në pjesë të Shqipërisë

Uji Dea

Të martën vranësira nga Mesdheu përfshijnë Shqipërinë dhe fillon ndryshimi i motit. Gradualisht do të fillojnë reshje lokale shiu, fillimisht të pakta dhe afatshkurtra, por pastaj në mbrëmje vijnë duke u intensifikuar.

Reshje lokale shiu pasdite vonë dhe në mbrëmje priten edhe pjesë të Kosovës e në viset malore do të ketë reshje shqote e bore. Mjegulla dhe vranësirat e ulëta do të zëvendësohen me vranësira të mirëfillta.

Vranësira dhe reshje lokale shiu priten edhe të mërkurën. Mjegulla do të duhej të shpërndahej nga të gjitha viset me ndonjë përjashtim të vogël. Të Enjten reshje shiu e mundësi edhe për reshje bore sidomos në disa rajone në Rrafshin e Kosovës./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.